Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës z.Blerim Isufaj
Prishtinë, 18 nëntor 2016 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot takim me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Blerim Isufaj. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Lëvizjes FOL kanë njoftuar kryesuesin e KPK-së me punën e tyre në fushën e drejtësisë, konkretisht projektet që prekin fushë-veprimtarinë e sistemit prokurorial të Kosovës, përmes të cilave kërkohet më shumë transparencë, llogaridhënie në fushën antikorrupsion. Kryesuesi i KPK-së, z.Isufaj foli për punën dhe kompetencat e KPK-së, si dhe për riorganizimin e bërë pas plotësim-ndryshimeve të fundit ligjore. z.Isufaj premtoi bashkëpunim në rritjen e transparencës në sistemin prokurorial dhe do të ofrojë qasje edhe më të madhe në punën e sistemit prokurorial të Kosovës.
Ky takim është pjesë nga projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).