Lëvizja FOL ka zhvilluar takim me zyrtarët për informim të komunave të Kosovës
Prishtinë, 25 janar 2013 – Lëvizja FOL në kuadër të përgatitjeve për realizimin e hulumtimit “Indeksi i Transparencës” për vitin 2012, ka zhvilluar sot një takim me zyrtarët për informim të komunave të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin zyrtarët e 15 komunave të Kosovës si: Vushtrri, Pejë, Obiliq, Drenas, Graçanicë, Istog, Suharekë, Kamenicë, Gjilan, Klinë, Skenderaj, Novobërdë dhe Hani i Elezit.
Lëvizja FOL, për herë të tretë është duke realizuar hulumtimin “Indeksi i Transparencës”, ku gjatë këtij viti do të përfshijë edhe vlerësimin e transparencës në nivelin komunal, për dallim nga vitet e kaluar ku pjesë e këtij raporti ishin vetëm institucionet qendrore dhe ndërmarrjet publike.
Lëvizja FOL që nga themelimi i saj, pjesë e angazhimeve të saj ka pasur promovimin e Transparencës dhe Llogaridhënies së institucioneve publike. Edhe në këtë vit Lëvizja FOL do të organizoj aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me transparencën si një element kyç në zhvillimin e demokracisë në Kosovë.