Lëvizja FOL i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për Protokollin”

Prishtinë, 15 shtator 2009 – Lëvizja FOL, i ka dërguar një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z. Enver Hasani, me anë të së cilës ka shprehur shqetësimin ndaj nënshkrimit të njëanshëm të Protokollit për Bashkëpunimin Policor nga ana e Misionit Evropian për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit – EULEX me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Me këtë rast, drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Ramadan Ilazi, deklaroj: “Kjo letër është mishërim i vlerave të Bashkimit Evropian si dhe përgjigje ndaj thirrjes për tu sjellë si shtet, në të cilin rast institucionet shtetërore duhet të marrin përgjegjësinë kushtetuese që ju takon. Lëvizja FOL, është e gatshme të jap kontributin e saj më të lartë në ruajtjen e rendit institucional dhe kushtetues në vend”.