Lëvizja FOL dhe Komuna e Mitrovicës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit
Mitrovicë, 28 tetor 2015. Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Përfshirja e të rinjve në Promovimin e Luftës Kundër Korrupsion në Sistemin e Edukimit” që mbështetet nga Programi për Angazhim dhe Barazi (E4E) e i financuar USAID/ATRC, ka arritur të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me Komunën Mitrovicës.
Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit ka për qëllim të rrisë përfshirjen e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit në Kosovë.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri si dhe Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, z. Petrit Zogaj.
Të dy nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo do t’i kontribuoj parandalimit dhe luftimit të korrupsionit dhe formave tjera të keq-menaxhimit dhe keqpërdorimit në sistemin e edukimit, si dhe do të kontribuoj në rritjen e komunikimit në mes të institucioneve të sistemit të edukimit, të rinjve dhe shoqërisë civile.