Lëvizja Fol dhe Komuna e Gjakovës nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit

Gjakovë, 26 nëntor 2015. Lëvizja FOL në vazhdimin e bashkëpunimit me komunat e Kosovës ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me komunën e Gjakovës me qëllim të zbatimit të projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin e edukimit në Kosovë”, projekt ky që mbështetet nga Programi për Angazhim dhe Barazi (E4E) i financuar USAID/ATRC.

Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit ka për qëllim të rrisë përfshirjen e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit në Kosovë.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari si dhe Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, z. Petrit Zogaj.