Lëvizja FOL bashkë me studentë të Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Supreme

Prishtinë, 26 korrik 2022 – Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), së bashku me studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Supreme.
Studentët u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Enver Peci. Gjatë këtij takimi, studentët u informuan nga afër me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Supreme, kompetencat, historikun, sfidat me të cilat përballet, fluksin e lëndëve, numrin e gjyqtarëve, publikimin e aktgjykimeve, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sistemin gjyqësorë.
Kryetari i Gjykatës Supreme u shpreh i gatshëm që edhe në të ardhmen të pres studentë në takime apo dhe grupe tjera që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e Gjykatës Supreme.
Lëvizja FOL së bashku me studentë do të vizitojnë edhe gjykatat tjera të Republikës së Kosovës.
Ky Projekt financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).