Lëvizja FOL bashkë me studentë të Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore të Prishtinës

Prishtinë, 19 korrik 2022- Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), së bashku me studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Studentët u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj, dhe Zëvendëskryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Dren Rugova. Gjatë këtyre takimeve, studentët u informuan nga afër me organizimin dhe funksionimin e këtyre gjykatave, sfidat me të cilat përballen, fluksin e lëndëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sistemin gjyqësorë, si dhe patën mundësi që të shohin për së afërmi sallat ku mbahen proceset gjyqësore.

Kryetari i Gjykatës së Apelit dhe Zëvendëskryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës u shprehën të gatshëm që edhe në të ardhmen të presin studentë në takime apo dhe grupe tjera që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e gjykatave.

Lëvizja FOL së bashku me studentë do të vizitojnë edhe gjykatat tjera themelore, si dhe Gjykatën Supreme.

Ky Projekt financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).