Leter drejtuar James Steinberg
Shkëlqesia juaj,
Me anë të kësaj letre dëshirojmë t?ju njoftojmë me shqetësimet tona për gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Dy vite pasi Kosova shpalli pavarësinë dhe ftoi Misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX) kemi pare shumë pak përparim në fushën e sundimit të ligjit. Tregues për këtë është mungesa e sundimit të ligjit në veri të Kosovës si dhe mungesa e rezultateve të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërë territorin e vendit tonë. Kjo bëhet e qartë edhe në gjetjet e Raportit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë të Departamentit të Shtetit për dy vitet, 2008 dhe 2009. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pjesë e EULEX-it që është ndërmarrja e parë trans-atlantike e këtij lloji.
Së voni kemi nisur një dialog me EULEX-in nga i cili kemi parë se misionit i mungon përkrahja e qartë politike, vullneti politik dhe kapacitetet e brendshme për të përmbushur mandatin e vet. Shoqëria civile e Kosovës pasqyron pritjet e qytetarëve të saj se EULEX-i është në Kosovë që të ndryshojë realitetin e tashëm e jo t?i përshtatet atij. Është qenësore për misionin që t?i tregojë shoqërisë sonë se çfarë është sundimi i ligjit kuptimplotë dhe funksional, diçka që na është mohuar gjatë historisë. Përkushtimi juaj dhe përkrahja e vendosur është kusht i domosdoshëm për suksesin e EULEX-it dhe për sundim të ligjit të mirëfilltë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare.
Viti 2010 është kryesor në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës ? se a do të jetë shoqëri demokratike funksionale apo do të jetë shtet i prapambetur. Kjo e fundit do të vë në rrezik të arriturat e përbashkëta të dekadës së fundit si dhe të ardhmen tonë evropiane. Suksesi apo dështimi do të jenë meritë e jona e përbashkët dhe përgjegjësi jo vetëm për të ardhmen e Kosovës por për paqen e stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e Politikave të Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
E kaluara jonë e afërt na mëson se lidershipi amerikan i vendosur dhe këmbëngulës është vital për përparim të prekshëm. Shkëlqesia juaj, ju lusim që të shfrytëzoni ndikimin tuaj për të siguruar që EULEX-i ka kapacitetet e mjaftueshme dhe përkrahjen politike që të përmbushë mandatin e vet dhe të japë rezultate ashtu siç presin qytetarët e Kosovës. Shkëlqesia juaj, ju lutem pranoni mirënjohjet tona më të përzemërta.
Nënshkruar nga:
Foreign Policy Club (FPC),
Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED),
Balkan Policy Institute (IPOL),
Fol Movement,
Balkan Investigative Reporting Network (BIRN),
Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF),
Institute for Advanced Studies (GAP),
Kosovo Democratic Institue (KDI),
Forum for Civic Initiatives (FIQ),
Community Building Mitrovica (CBM),
Syri I Vizionit, Initiative for Progress (INPO),
Kosovo Womens Network (KWN),
Internews Kosova,