Lansimi i platformës së edukimit anti korrupsion dhe ligjëratave online

Prishtinë 9 Dhjetor 2016 – Lëvizja FOL ka lansuar platformën për edukim kundër korrupsionit dhe ligjëratave online www.anticorruption.center .

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, tha se Qendra për Arsim Kundër Korrupsionit, si dhe platforma janë mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, me qëllim për të edukuar të rinjtë lidhur me politikat anti-korrupsion, si dhe transparencën dhe llogaridhënien. “Ne këtë qendër e kemi krijuar me mbështetjen e Ambasadës së Holandës. Sot rreth 50 studentë kanë qenë të pranishëm këtu në një diskutim rreth qytetarisë aktive, transparencën dhe luftën kundër korrupsionit “.

Zëvendës Ambasadori i Holandës tha se qytetarët e informuar dhe aktiv përbëjnë element kyç për një shtet ku do të forcohej sundimin e ligjit. Ai gjithashtu tha se qytetarët duhet të jenë më aktive në luftimin e korrupsionit.

Gersi Gashi prezantoi platformën online duke thënë se kjo do të ndihmojë në edukimin e të rinjve kundër korrupsionit.

 

Qendra për Arsim e Anti-korrupsionit dhe platforma u mbështetet nga Ambasada e Holandës në Prishtinë, me qëllim që të ofrojë arsim për të rinjtë mbi politikat kundër korrupsionit, transparencës dhe llogaridhënies. Disa prej ligjëratave online janë mbështetur nga UNDP-ja.

img_1787 img_1796 img_1808 img_1824