Kryesia e Kuvendit kundër Prokurorisë
Prishtinë, më 27 tetor 2009 – Kuvendi i Kosovës dështoi që të tregohet institucioni i cili respekton ligjin dhe dokumentet në fuqi të vendit. Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk i lejoj Prokurorisë që të filloj hetimet kundër deputetit Agim Veliu.
Lëvizja FOL kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që sa më parë të filloj heqjen e imunitetit për të gjithë deputetët, dhe se rasti i deputetit Agim Veliu duhet të shërbej si precedent për të gjithë të tjerët.