Kredibliteti i Gjykatës Kushtetuese në Rrezik”
Prishtinë, 13 Mars 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 ka reaguar ndaj përzgjedhjes së disa kandidatëve si konkurrent të mundshëm për gjyqtarë në organin më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Burimet e FOL”08 kanë siguruar një listë të kandidatëve që janë në listën e përbërë prej 38 personave për Gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dhe për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i bazuar se nuk janë të denjë për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Z. Anton Nokaj: Njësia e Inspektimit Gjyqësor ka paraqitur shumë parashtresa të cilat janë duke u hetuar. Rasti ndodhet për hetim edhe në kuadër të Komisionit Disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjithashtu kohëve të fundit është përfolur nga mediet për keqpërdorime dhe dallavere me çështje pronësore (toka/prona).
Z. Halit Muharremi: Që nga marrja e postit të Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është akuzuar për shkelje të të drejtave të punëtorëve, largim të njerëzve nga puna, punësim në baza familjare, injorim të ankesave, keqpërdorime financiare, etj. Bordi i Pavarur i Ankesave (që ka vepruar në Kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike” tani vepron si organ i pavarur) ka akuzuar publikisht z. Halit Muharremin për të gjitha ato që u prezantuan më lartë. Më shumë informata për rastin në fjalë mund t”i drejtoheni Bordit të Pavarur të Ankesave.
Znj. Hava Ismajli: Dekane në Fakultetin Juridik, është kritikuar nga studentët për hakmarrje për ata studentë të cilët kanë kundërshtuar keqpërdorimet në Universitetin e Prishtinës.