KPJ dhe FOL të shqetësuara me gabimet e “paqëllimshme” në Rahovec

Klubi për Politikë të Jashtme dhe Lëvizja FOL ia kanë adresuar shefit të ICO-s, Peuter Feith shqetësimet për paraqitjen e “gabimeve teknike” gjatë numërimit të votave në Rahovec.

“Gabimi teknik” për shkak të rezultatit të ngushtë, në fakt, ishte përcaktues për atë se cili do të jetë kandidati i dytë më i votuar në Komunën e Rahovecit. Dhe po që se ky gabim nuk do të vërehej nga pala e dëmtuar, fare lehtë do të mund të përfundonim me një rezultat i cili do ta çonte në balotazh kandidatin e PDK-se, kundër vullnetit të qytetarëve të Rahovecit.

Ishim me fat që kësaj radhe partia e dëmtuar (AAK-ja) doli të jetë e përgatitur në mbrojtje të votës dhe arriti të sfidojë KQZ-në me një ankesë zyrtare, në të cilin paraqiteshin faktet që argumentonin se rezultati preliminar ishte i gabuar.”, thuhet në letër.(indeks)

Në letër shprehet shqetësimi edhe për faktin se edhe Demkracia në Veprim bëri “gabimin teknik” krejt të njëjtë me KQZ-në.

Aty kërkohet nga Feith që të ushtrojë ndikimin që procesi zgjedhor të mos degjenerojë në një kontest të ardhshëm mes subjekteve politike, pasojat e të cilit do të ishin të papërballueshme për Kosovën.