Kosova përfaqësohet në Turnirin Ndërkombëtar të Debatit ne Bosnje dhe Hercegovina”

Prishtinë, 24 Korrik 2009 – Me ftesën e IDEA-s, FOL”08 ka përzgjedhur dhe përgatitur ekipin e Kosovës, i cili po merr pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Debatit ndërmjet shteteve. FOL”08 pas hulumtimeve ka ftuar nxënësit: Gresa Statovci, Jon Mulliqi dhe Samin Emini nga “American School of Kosova” në Ekipin e Kosovës. Ky ekip është përgatitur për më shumë se një muaj nga Mia Marzouk (Konsulente Private) dhe Ramadan Ilazi (Trajner i certifikuar i debatit).