KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE
Prishtinë, 26 tetor 2022- Lëvizja FOL në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë, hap thirrjen për gjashtë (6) praktikantë, juristë të diplomuar apo studentë të vitit të katërt të Fakultetit Juridik të Universiteteve Publike dhe Private, të akredituara në Republikën e Kosovës.
Puna praktike do të zhvillohet në Lëvizjen FOL, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë dhe konsiston në kryerjen e detyrave dhe udhëzimeve në kuadër të dhënies së asistencës apo hulumtimit ligjor mbi sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Përmes këtij programi, praktikantët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri praktike dhe profesionale mbi sektorin e drejtësisë në Kosovë, t’i kuptojnë sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, si dhe të zhvillojnë aftësitë profesionale gjatë procesit të zbatimit të detyrave konkrete në punën praktike.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Të jenë në vitin e fundit të studimeve themelore apo juristë të diplomuar;
- Të kenë aftësi të mira komunikimi;
- Të kenë shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor;
- Të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
- Të kenë njohuri të mira të punës me Microsoft Office.
Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat nga 4 muaj – duke filluar nga data 14 nëntor 2022.
Për të aplikuar, ju lutemi plotësojeni formën e aplikimit në këtë link: , si dhe dërgojeni CV-në tuaj në [email protected], me subjekt: Aplikimi për punë praktike.
- Konkursi është i hapur deri me 6 nëntor 2022 në ora 15:00.
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë, të cilët do t’i përmbushin kriteret për përzgjedhje në programin e praktikës do të kontaktohen për intervistë.
VËREJTJE: Asnjë telefonatë nuk pranohet dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar në lidhje me këtë praktikë, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm. Po ashtu, aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Lëvizja FOL ju inkurajon që të aplikoni!
Ky program realizohet nga Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).