Konkurs për pozitën e punës: Udhëheqës/e i/e Hulumtimit (Lead Researcher)
Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare, e përkushtuar t’i kontribuoj transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike përmes hulumtimeve, avokimit dhe nxitjes së qytetarisë aktive.
Lëvizja FOL hap konkurs për pozitën: Udhëheqës/e i/e Hulumtimit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon strukturën kërkimore dhe udhëheq mbledhjen e të dhënave për projekte kërkimore
- Zhvillon metodologji, plane të punës, korniza logjike dhe drafton projekt propozime
- Identifikon burimet e nevojshme njerëzore për mbledhjen e të dhënave dhe futjen e të dhënave
- Monitoron kualitetin e hulumtimit
- Përgatit analiza dhe nxjerr rekomandime për politika të qarta dhe efektive nga të gjeturat e hulumtimeve
- Përgatit dhe harton raporte analitike në kuadër të fushe veprimtarisë së organizatës
- Propozon agjendë për zhvillimin e hulumtimeve lidhur me politikat e institucioneve publike
- Bën monitorimin e institucioneve publike të Kosovës dhe analizon performancën e tyre
- Përgatit raportet finale të projekteve kërkimore
- Përfaqëson organizatën në takime zyrtare
Përgatitja profesionale:
- Të ketë të përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike, Administratë Publike, Juridik apo fusha tjera relevante, shkollimi i lartë është përparësi.
- Shkathtësi të larta analitike dhe të shkrimit akademik
- Njohje e gjuhës angleze
- Përvojë me projekte hulumtuese dhe shkrim të raporteve
Dokumentet e nevojshme:
- CV
- Letër motivimi
- Dëshmi të përgatitjes profesionale
Mënyra e aplikimit:
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në email-adresën: [email protected], nën subjektin: Aplikimi për pozitën Udhëheqës/e i/e Hulumtimit
Afati i fundit për aplikim: 27.11.2017 ora 17:00.