KONKURS PËR POZITËN E PUNËS: Koordinator/e i/e projektit
Prishtinë, 05 Shtator 2016 – Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare e cila punon për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse në institucionet publike, promovon liritë dhe të drejtat e njeriut, mbështet qytetarinë aktive, përkrahë politikat kundër korrupsion në nivel qendror dhe lokal, është e angazhuar që përmes përfshirjës dhe edukimit të të rinjve të ndikoj tek institucionet publike për të parandaluar abuzimin me pushtetin dhe paranë publike.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Koordinon projektet e organizatës
- Ka përgjegjësi në planifikimin dhe implementimin e projekteve
- Përgjegjësi në menaxhimin e stafit të projekteve dhe organizatës
- Mirëmban raportet me partnerët e organizatës si dhe donatorët
- Mbikëqyr financat e projekteve dhe është përgjegjës/e për menaxhimin efikas të të gjitha shpenzimeve në përputhje me dokumentet e organizatës sipas planit financiar
- Përgatit dhe koordinon raportet e implementimit të projekteve
- Është i/e gatshme që të angazhohet në të gjitha punët tjera që lidhen me misionin dhe qëllimet e organizatës
- I raporton Drejtorit Ekzekutiv
Përgatitja dhe aftësitë profesionale:
- Edukim i lartë universitar (kandidatët me titullin Master kanë përparësi) në fusha relevante me misionin e Lëvizjes FOL
- Përvojë trevjeçare (3) në menaxhim projektesh në shoqëri civile, administratë publike, media ose biznes.
- Aftësi të shkëlqyera në përgatitje të analizave, shkrimin të projekteve, dhe raporteve.
- Kërkohet njohuri e avancuar e gjuhës angleze
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të komunikimit
- Njohuri të metodave kërkimore dhe shkathtësi hulumtimi
- Gatishmëri për të vepruar nën persionin e kohës
- Përkushtim për t’i kontribuar rrjetizimit të organizatës
Dokumentet e nevojshme:
- CV
- Letër motivuese
- Dëshmi të diplomave universitare
- Dëshmi të punëve të mëhershme
Mënyra e aplikimit:
Aplikacionet duhet të dërgohen në e-mail adresën [email protected], me Subject line: Aplikimi për pozitën e koordinatores/it
Afati i aplikimit:
*Afati i fundit per aplikim është: 11 Shtator 2016
*Aplikacionet e pakompletuara dhe ato të pranuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh. Aplikacionet elektronike përbëjnë fazën e parë të përzgjedhjes; vetëm kandidatët që kalojnë fazën e parë do të ftohen në intervistë.