KONKURS PËR POZITËN E PUNËS: JURIST/E
Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare e cila punon për qeverisje të mirë përmes transparencës dhe llogaridhënies, dhe qytetari aktive përmes edukimit.
FOL është duke kërkuar një jurist/e, që duhet të i ketë shkathtësitë dhe njohuritë vijuese:
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Aftësi të mira organizative, entuziast/e, i/e gatshëm/e të marrë përsipër përgjegjësi dhe udhëheqësi, i/e pavarur dhe i/e gatshëm/e të punojë në ekip
- Shkathtësi të komunikimit, rrjet të gjerë të kontakteve me zyrtarë qeveritarë, me akterë të ndryshëm duke përfshirë OJQ-të dhe gazetarët, si dhe shkathtësi përfaqësimi
- Monitorim të akterëve (prokurimit, gjyqësorit, më specifikisht seancave gjyqësore), dhe raste specifike
- Mirëmban raportet me partnerët e organizatës si dhe donatorët
- Është i/e gatshëm/e që të angazhohet në të gjitha punët tjera që lidhen me misionin dhe qëllimet e organizatës
- Përpilon analiza, raporte, përpilim të politikave dhe deklarata që ndërlidhen me misionin dhe qëllimet e organizatës
Përgatitja dhe aftësitë profesionale:
- Edukim i lartë universitar (kandidatët/et me titullin Master kanë përparësi)
- Aftësi të shkëlqyera në përgatitje të analizave, shkrim të projekteve, dhe raporteve
- Njohuri të larta, në të shkruar dhe të folur, të gjuhës shqipe dhe angleze; njohuria e gjuhës serbe është përparësi
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të komunikimit
- Njohuri të metodave kërkimore dhe shkathtësi hulumtimi
- Gatishmëri për të vepruar nën presionin e kohës
- Përkushtim për t’i kontribuar rrjetëzimit të organizatës
Dokumentet e nevojshme:
- CV
- Letër motivuese
- Dëshmi të diplomave universitare
Mënyra e aplikimit:
Aplikacionet duhet të dërgohen në e-mail adresën [email protected], me subject line: Aplikim për pozitën e juristit/es, ose fizikisht në zyret e FOL-it. Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë.
Afati i aplikimit:
*Afati i fundit për aplikim është: 8 Nëntor 2016
Për më shumë informata lidhur me Lëvizjen FOL ju lutem vizitoni www.levizjafol.org