Konferenca rajonale: Anëtarësimi i Kosovës në Open Government Partnership dhe përvojat rajonale

Prishtinë, 18 prill 2014 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Ambasadës Britanike në Kosovë ka organizuar sot konferencën rajonale me temën “Rruga drejt anëtarësimit në Open Government Partnership – OGP”. Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile nga Kosova dhe vendet e rajonit si dhe përfaqësues nga OGP.

Ministrja e Integrimeve Evropiane znj. Vlora Çitaku, tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj qeverisjes së hapur dhe përdorimit të teknologjisë në mënyrë që të jetë më e qasshme nga qytetarët. Znj. Çitaku, theksoi se Kosova ballafaqohet me një numër sfidash, ku korrupsioni është një sfidë serioze dhe anëtarësimin në OGP Kosova e sheh si një mundësi për të intensifikuar përpjekjet për luftimin e korrupsionit. Ajo tha se është e rëndësishme që Qeveria dhe Institucionet tjera të hapin të dhënat e tyre në kohën e duhur sepse aktualisht hapja e të dhënave sidomos atyre të nivelit të lartë nuk është në vetvete e mjaftueshme. Pra sipas znj. Çitaku qeverisja e hapur duhet të përdoret për të rritur llogaridhënien, duke ulur pabarazinë dhe duke rritur qasjen në arsim, kujdes shëndetësor. Sipas Ministres Çitaku, pavarësisht ndonjë problemi eventual politik në procesin e pranimit të Kosovës ne OGP, Qeveria e Kosovës duhet të demonstrojë përkushtim për parimet e OGP-së, duke zbatuar Planin Nacional të Veprimit 2014-2016.

Paul Maassen, koordinator për Shoqëri Civile në OGP, theksoi se sfida kryesore për Kosovën dhe vendet tjera anëtare të OGP-së është zbatimi i Planit Nacional të Veprimit dhe se nevojitet jo vetëm përkushtimi politik por edhe përkushtimi i shërbyesve civil nga disa dikastere institucionale. Plani Nacional i Veprimit i Kosovës është plan që përmbush parimet e OGP-së, parasheh veprime konkrete dhe rezultatet të gjera dhe është plan që nuk bazohet vetëm në aktivitete. Reformat e parapara me këtë plan do të ju ndihmojnë shumë se si institucionet do të bashkëpunojnë me qytetarët në vendimmarrje. Sipas z. Maassen “pa shoqërinë civile ky proces nuk do të funksionojë dhe se sfidat janë të që mbahet shoqëria civile e përfshirë dhe e interesuar në këtë proces”. Dhe kjo është diçka që ata duhet ta bëjnë vet, duke punuar së bashku por edhe qeveria duhet ti merr seriozisht kërkesat dhe idetë e shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë të arrihet edhe bashkëpronësia në këtë proces.

Lorin Ymeri, nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike e Republikës së Shqipërisë , prezantoi procesin nëpër të cilin ka kaluar Shqipëria gjatë anëtarësimit në OGP dhe punën që është duke e bërë Qeveria në planin e dytë të veprimit që Shqipëria do ta dorëzoj në OGP. Ymeri tha se ky është plani i dytë veprimit i Qeverisë së Shqipërisë. Tani jemi duke ndërvepruar për të marrë komentet e shoqërisë civile mbi planin e dytë.

Natalia Mirković, përfaqësuese e organizatës GONG nga Kroacia, prezantoj përvojat e shtetit të Kroacisë gjatë anëtarësimit të saj në OGP. Ajo tha se gjatë asaj periudhe kur Kroacia përgatitej për anëtarësim në OGP, vendi po kalonte një periudhë të rëndësishme. Gjatë atij viti ishin edhe zgjedhjet në Kroaci e po ashtu edhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një nga sfidat të cilat ajo prezantojë ishte sfida e involvimit të qeverisjes lokale kundrejt planit të OGP-së. Sipas saj plani i ri i veprimit të Kroacisë do të ketë përqendrim më shumë në nivel lokal. Dhe janë shumë anëtar që janë të interesuar që të bëjnë më shumë në nivel lokal ku do të hapet buxheti lokal.

Petrit Zogaj, nga Lëvizja FOL, bëri një prezantimi të punës së deritanishme të Lëvizjes FOL në kuadër të Grupit Koordinues sa i përket punës në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në OGP. Ai tha se Grupi Koordinues ka zhvilluar 5 takime të rregullta, janë zhvilluar konsultime publike online dhe me qytetarë nëpër 6 regjionet e Kosovës. Gjithashtu Grupi Koordinues ka zhvilluar punëtorinë finale ku ky grup ka strukturuar dhe finalizuar Planin Nacional të Veprimit i cili më pas është dërguar edhe tek qeveria për miratim.

Galeria e aktivitetit

Regional conference - Kosovo-s membership in the Open Government Partnership and regional experiencesRegional conference - Kosovo-s membership in the Open Government Partnership and regional experiences2Regional conference - Kosovo-s membership in the Open Government Partnership and regional experiences3