Komunikimi i institucioneve publike me qytetarë: Shembulli i Zyrës së Deputetëve për Qytetarë”
Prishtinë, 11 Mars 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 dhe Zyra e Deputetëve të Prishtinës për Komunikim me Qytetarë kanë organizuar tryezën e rrumbullakët, me temën “Komunikimi i institucioneve publike me qytetarë: Shembulli i Zyrës së Deputetëve për Qytetarë”. Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin: Gleen Bradburry përfaqësues i NDI, Njomza Emini, deputete e Kuvendit të Kosovës, Ramadan Ilazi, koordinator i FOL “08, si dhe pjesëmarrës të Organizatave Joqeveritare dhe studentë nga Instituti “Universum”.
Konkluzionet e dala nga kjo tryezë:
Qytetarët duhet të kenë qasje në të gjitha dokumentet zyrtare ashtu siç e parasheh edhe Ligji për dokumente zyrtare.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të mbështesë Zyrën e Deputetëve për Komunikim me Qytetarë, dhe zyra të këtij lloji të hapen edhe në institucionet tjera.
Në një sistem zgjedhor të ndarë me zona, komunikimi i qytetarëve me të zgjedhurit e tyre do të ishe më i mirë.
Mungon komunikimi i vazhdueshëm i qytetarëve me të zgjedhurit e tyre.
Mungojnë vizitat e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës nëpër qytete tjera për të komunikuar më për së afërmi me qytetarë.