Hulumtim mbi pagat dhe mëditjet e Institucioneve Publike
Prishtinë, 25 Maj 2015 – Lëvizja FOL ka realizuar një hulumtim të shkurtër në lidhje me shpenzimet e institucioneve publike për kategorinë e pagave dhe mëditjeve. Nga 50 institucione prej të cilave ne kemi kërkuar të dhëna, 24 nga këto institucione janë përgjigjur ndërsa pjesa tjetër nuk i është përgjigjur kësaj kërkese. Prej institucioneve që i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës tonë, 19 aplikojnë kategorinë e pagave dhe mëditjeve, ndërsa 5 prej tyre nuk e aplikojnë fare. Nga institucionet që aplikojnë mëditje, vërehet që Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shpenzimet më të mëdha në mëditje në vlerë prej 59%, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përqindjen më të vogël 0.05%. Gjeni në formë tabelare të dhënat për secilin institucion që kemi realizuar hulumtimin.
Agjencia Kosovare e Pronës
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave
Institucioni i Avokatit të Popullit
Instituti Gjyqësor i Kosovës
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Komisioni i Pavarur i Mediave
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Diasporës
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Financave
Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm
Zyra e Presidencës