Gjykatat e Kosovës me 2475 vendime gjyqësore të publikuara për muajin prill 2023
Prishtinë, 24 maj 2023 – Lëvizja FOL vazhdon të bëjë monitorimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi.
Gjatë muajit prill gjykatat kanë publikuar 2475 vendime gjyqësore në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata Themelore e Prishtinës, përkatësisht 549 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata e Apelit me 455 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe.
Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.