Gjykata e Apelit me 555 aktgjykime të publikuara për muajin tetor 2022
Prishtinë, 21 nëntor 2022 – Lëvizja FOL gjatë muajit tetor 2022 ka monitoruar publikimin e aktgjykimeve të publikuara në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë të gjitha gjykatat në Kosovë duke përfshirë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, Gjykatat kanë publikuar 3091 aktgjykime. Në databazën e Levizjes FOL janë regjistruar 12 aktgjykime më pak, pasi që tek Gjykata Themelore e Prishtinës janë larguar 5 akgjykime ku 4 prej tyre kanë qenë aktgjykime për konteste martesore, ndërsa 1 aktgjykim është publikuar mbas dates 31 tetor, si dhe tek Gjykata Themelore e Pejes janë larguar 7 aktgjykime sepse janë publikuar të njejtat aktgjykime më shumë se një herë.
Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Poashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.