FOL kërkon Komision Vlerësimi të Zgjedhjeve të 12 dhjetorit nga Avokati i Popullit
Prishtinë, 23 dhjetor 2010 – Lëvizja FOL sot ka realizuar një takim me përfaqësues të institucionit të Avokatit të Populli të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2010 e në veçanti për rastin e fituar në Gjykatën Kushtetuese për privilegjet e deputetëve.
Lëvizja FOL duke qenë në dijeni se Institucioni i Avokatit të Popullit ka qenë monitorues i zgjedhjeve të 12 dhjetorit ka kërkuar që sa më parë raporti për të gjeturat gjatë procesit të vëzhgimit të publikohet. FOL është njoftuar se raporti është përfunduar dhe iu është dërguar institucioneve relevante dhe se do të jetë i qasshëm në ueb faqen e Avokatit të Popullit,
FOL ka kërkuar që Institucioni i Avokatit të Popullit në mbështetje të Nenit (132), pika (1) e Kushtetutës së Republikës së Kosovës krijoj një Komision ad-hoc për Vlerësimin e Zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
FOL në këtë takim ka adresuar edhe çështjen e ngritjes së çmimit të bukës dhe ka kërkuar që Institucioni i Avokatit të Popullit në përputhje me nenin (132) pika (3) e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të kërkojë nga autoritet përkatëse (Autoriteti i Konkurrencës) mos shtrenjtimin e bukës në mbrojtje të nenit (7) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.