FOL Hapur me z.Memli Krasniqi-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Prishtinë, 22 shkurt 2017 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, ka organizuar diskutimin në formatin FOL Hapur me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Memli Krasniqi. Ky diskutim është organizuar në kuadër të debateve rreth politikave publike në nivel të ministrive, bazuar në planin vjetor të punës së Qeverisë së Kosovës dhe të ministrive përkatëse. Petrit Zogaj drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, tha se me ministrin Krasniqi do të diskutohet rreth punës së kësaj ministrie, prioriteteve të saj si dhe çështjeve tjera politike në vend. “FOL sot ka nisur me një seri të debateve për politika publike. Memli Krasniqi, në cilësinë e ministrit të Bujqësisë ishte i pari që e filluam me këtë forum diskutimesh. Pjesë substanciale e këtij formati të debateve do të jenë studentët nga Fakulteti i Gazetarisë dhe i Bujqësisë që janë sot, si dhe varësisht nga tema, në të ardhmen do t’i ftojmë studentet e fakulteteve tjera”, tha Zogaj.

Ndërkaq ministri Krasniqi tha se si pasoj e çështjeve tjera politike diskutimi për politikat publike shpesh herë këto mbesin anash. Ai tha se bujqësia është sektor mjaft i rëndësishëm që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve dhe vlerësoi se zhvillimi i saj vërehet në shifra si bruto prodhimi vendor, niveli i punësimit që vjen nga ky sektor e që sipas tij është 26% duke shtuar se rreth 87,000 njësi punë gjenerohen nga bujqësia. “Ndër të arriturat kryesore të kësaj ministrie kemi rritjën e prodhimtarisë mbi 26% gjatë vitit 2015, rritja e eksporteve gjatë vitit 2016 në degët si hortikultura, bimët aromatike dhe sektorët e qumështit dhe mishit, rritja mbi 120% e buxhetit të bujqësisë nga programi i subvencioneve (pagesave direkte) dhe programi zhvillimor rural”, tha Ministri Krasniqi.

Ministri Krasniqi tha se prioritetet kryesore të kësaj ministrie mbesin rritja e eksporteve dhe zëvendësimi i importeve, rritja e konkurrencës dhe zhvillimi i prodhimit vendor. Ndër të tjera parashihet që gjatë këtij viti të bëhet edhe certifikimi me standarde ndërkombëtare (Global Gap) për prodhuesit e mjedrës duke bërë që prodhimi të mos jetë i njohur vetëm në rajon por edhe ndërkombëtarisht.

Ministri poashtu shtoi se ndihmesat nga organizatat ndërkombëtare si USAID, Komisioni Evropian e Banka Botërore, kanë qenë shtysë për zhvillimin e ekonomisë primare, nxitjen e prodhimit vendor dhe projekte tjera që lidhen me sektorin e pylltarisë