FOL Hapur me kryetarin e komunës së Vitisë z. Sokol Haliti
Kabash, 27 Prill 2016 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, ka mbajtur debatin e radhës në formatin FOL Hapur me kryetarët e Komunave. Diskutimi i radhës është mbajtur sot në komunën e Vitisë në fshatin Kabash.
Petrit Zogaj, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL prezantoi të gjeturat e hulumtimit që FOL ka bërë gjatë kësaj periudhe për investimet kapitale që komuna e Vitisë ka bërë gjatë dy viteve të fundit, në katër fshatrat me numrin më të madh të banorëve të kësaj komune si dhe kërkesat e banorëve për investime. Sipas tij, pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë katër fshatra: Beguncë, Kabash, Pozhoran dhe Smirë dhe se këto kërkesa do të dërgohen në komunë në mënyrë që të shihet mundësia e investimeve me rishikim të buxhetit gjatë vitit 2016 apo edhe vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, shpalosi investimet e bëra nga komuna deri më tani dhe premtoj se me rishikimin e buxhetit por edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm do të shikohen mundësitë për investime të reja në këtë fshat.