FOL Hapur me kryetarin e komunës së Shtimes Naim Ismajli
Shtime 23 maj 2019 – Sot FOL ka mbajtur debatin e radhës FOL Hapur me kryetarin e Komuna Shtime Naim Ismajli. Në këtë debat diskutuam mbi investimet kapitale të planifikuara dhe të realizuara nga komuna gjatë vitit 2018 dhe kërkesat e qytetarëve në kuadër të këtyre investimeve.
Gjithashtu gjatë këtij debati prezantuam para qytetarëve të Shtimes edhe Portalin e Prokurimit të Hapur dhe Transparent dhe mundësitë që qytetarët kanë për të përcjell realizimin e kontratave nëse ato përfundojnë brenda afatit të paraparë kohorë.