FOL fokusohet në 10 reforma prioritare për luftën kundër korrupsionit në administratën publike
Prishtinë, 15 janar 2020 – Lëvizja FOL me mbështetjen e KFOS do të angazhohet në monitorimin e zbatimit të reformave në administratën publike. Reforma në administratën publike është një proces qenësore për fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, që është një parakusht për parandalimin të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën zyrtare. Në këtë drejtim, Lëvizja FOL ka identifikuar 10 masa prioritare të reformave në administratën publike për vitin 2021 që kanë rëndësi të veçantë për luftën kundër korrupsionit. Këto masa reformuese janë nxjerr nga korniza strategjike e reformave në administratën publike, kryesisht Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020 si dhe Kontrata e Reformës Sektoriale për Reformën ne Administratën Publike midis Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian. Lëvizja FOL do të avokoj për zbatimin e 10 masave prioritare të reformave si dhe do të monitoroj punën e institucioneve në zbatimin e tyre.
Secila masë prioritare e reformave do të vlerësohet nëse është zbatuar, nuk është zbatuar ose ka progres drejt zbatimit. Varësisht nga vlerësimit, i cili do të bazohet nga të dhënat që do të sigurohen nga hulumtimi i Lëvizjes FOL, organizata do të nxjerr një notë të përgjithshme të performancës së Qeverisë së Kosovës në zbatimin e reformës së administratës publike në vitin 2021.
Zhvillimi i kësaj karte monitorimit dhe vlerësimi ka për qëllim të dyfishtë, nxitjen e qeverisë të arrijë rezultate konkrete në reformat e administratës publike që kanë rëndësi të veçantë për luftën kundër korrupsionit si dhe të fokusoj punën monitoruese të shoqërisë civile në procesin e zbatimit të reformave në administratën publike.
Reformat prioritare me fokus nga Lëvizja FOL:
- Përqindja e zbatimit të masave afatshkurtra nga Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së
- Përqindja e strategjive/politikave të sektorit, koncept dokumenteve dhe ligjeve primare të miratuara nga qeveria në vitin 2020 që kanë qenë subjekt i konsultimit publik në përputhje me Standardet Minimale për Konsultimin Publik
- Themelimi i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme
- Fillimi i zbatimit të rekrutimit të centralizuar në shërbimin civil në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publik
- Zbatimi i të aplikimit dhe testimit elektronik për pranim në shërbimin civil të Republikës së Kosovës
- Miratimi nga Qeveria dhe dërgimi në Kuvend i masave të nevojshme ligjore në mënyrë që procedurat e veçanta administrative që bien ndesh me Ligjin për Procedurat e Përgjithshme Administrative janë shfuqizuar ose harmonizuar.
- Zbatimi i valës së parë të racionalizimit të agjencive në përputhje me planin e veprimit dhe koncept dokumentin e miratuar nga Qeveria.
- Pezullimi zyrtarëve publikë që janë paditur apo në hetime për vepra të lidhura me korrupsionin
- Largimi nga postet publike i zyrtarëve të cilët janë dënuar për vepra të lidhura me korrupsionin
- Publikimi i raportit për masat disiplinore të ndërmarra ndaj nëpunësve civil për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion