FOL fillon monitorimin e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë, 10 qeshor – Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Ramadan Ilazi, nënshkruan të premten Memorandumin e bashkëpunimit midis Ministrisë dhe FOL, i cili i mundëson organizatës t`i vëzhgoj drejpëtdrejt procedurat e prokurimit në këtë Ministri. Një memorandum i tillë synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien gjatë procesit të prokurimit publik.

Lëvizja FOL, memorandume të ngjashme për monitorimin e prokurimit ka nënshkruar edhe me Minsitrinë e Drejtësisë dhe atë të Administratës publike ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka refuzuar lejimin e monitorimit të prokurimit nga Lëvizja FOL.

Nënshkrimin e memorandumit më MsH-në, ministri Agani dhe kreu i Lëvizjes “Fol”, Ramadan Ilazi e vlerësuan me rëndësi për ngritjen e përgjegjësisë në menaxhimin e parasë publike.

Fidan Kalaja, koordinator i projektit të monitorimit të prokurimit në Lëvizjen FOL ka thënë se sektori i Prokurimit si më i prekuri nga korrupsioni duhet të ketë vëmendjen e posacme të shoqërisë civile.”Këto memorandume i shërbejnë rritjes së transprencës dhe llogaridhëniesë si dhe mbrojtjes së interest publik për parandalimin e keqëpërdorimit të parasë publike”, ka potencuar Kalaja.

Kësisoj, në periudhqën prill-qershor, në Ministrinë e Drejtësisë janë anuluar dhe rishpallur afro 7 tenderë. Lëvizja FOL ka inspektuar gjatë kësaj faze edhe zbatimin e një kontrate. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kërkesa e Lëvizjes FOL për ndryshimin e Ligjit për Prokurim ka gjetur përkrahje, ndaj ka hartuar rreth 20 rekomandime që duhet t`i plotësoj legjislacioni i ri.

Një e arritur tjetër praktike gjatë kësaj faze është edhe ngritja e përgjegjshmërisë së operatorëve ekonomikë gjatë hartimit të ofertave.

Këto memoradume janë të parat të llojit të tillë në Kosovë, një praktikë ndërkombëtare e njohur në sferën e veprimit të OJQ-ve dhe është në funksion të avancimit të demokracisë si dhe mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike.