FOL “08 i dërgon letër Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës për çështjen e tarifave të rrymë

Prishtinë, 4 Maj 2009 – Aksioni Qytetar FOL ” 08, i ka dërguar letër Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, përkitazi me procesin e ngritjes së tarifës së energjisë elektrike. FOL “08 përmes këtyre letrave ka shprehur shqetësimin me shkeljen e të drejtave politike të qytetareve në një shoqëri demokratike nga ana e institucioneve publike të Kosovës. FOL ” 08 shpreson që shqetësimet e ngritura, do të ndahen nga këto dy institucione me institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit politik të saj, në mënyrë që ata më në fund të përkthejnë retorikën e tyre Euro-entuziastike në vepra konkrete në ndihmesë të qytetarit.