Debatojnë nxënësit për “votimet e obligueshme”
Prishtinë, 15 Dhjetor 2009: Lëvizja FOL në bashkëpunim me BIRN dhe Syrin e Vizionit, kanë organizuar një debat mes shkollave të mesme me qëllim të avancimit të të rinjve nëpër debate. Tema e debatit ishte Pjesëmarrja e obligueshme në votime ku pjesëmarrës ishin nxënësit e Shkollës Amerikane dhe Shkollës së Ferizajt
OJQ të ndryshme, me qëllim të ngritjes profesionale të të rinjve dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve dhe studentëve në çështjet në interes të tyre, kanë organizuar një debat të tipit Karl Poper, ku si temë ishte Pjesëmarrja e obligueshme në votime. Ky debat është mbajtur në mes të Shkollës Amerikane dhe Shkollës së Ferizajt, ku nxënësit e këtyre dy shkollave kanë paraqitur pikëpamjet e tyre. Drejtori i Shkollës Amerikane, Charli Londor është shprehur i kënaqur për organizimin e këtij debati, i cili, sipas tij , ka për qëllim ngritjen profesionale të studentëve dhe avancimin e tyre për të marrë pjesë në çështje publike, të cilat atyre iu interesojnë. Është hera e parë që ky lloj debati organizohet në mënyrë formale, por nuk është hera e parë që ne debatojmë, ka thënë Londor.
Sipas Londor, debatet kanë rëndësi, sepse me anë të tyre mund ti bindim të tjerët për idetë tona, mund të prezantojmë vetën dhe të dëgjojmë të tjerët. Qëllimi i debateve është ti bindim të tjerët me argumentet, të cilat ne i posedojmë, të shprehim mendimet tona, të themi qartë atë që kemi për të thënë dhe të dëgjojmë mirë, në mënyrë që të kemi më lehtë për të kundërshtuar ekipin tjetër, ka thënë Londor. Shpend Ahmeti, nga Instituti KAP, tha se Mënyra më e mirë për të mundur frikën është të debatosh. Më tej, ai foli për disa eksperienca personale për pjesëmarrjen e tij nëpër debate. Duke inkurajuar të rinjtë që të marrin pjesë në debate, Ahmeti potencoi se debati përgatit kuadrot të, cilët janë ambicioz dhe duan të jenë të suksesshëm.