Çmimin për Gjykatën më Transparente e fiton Gjykata e Ferizajt

Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Lëvizja FOL dhe #BIRNKOSOVA me mbështetjen e #USAID/#Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, kanë mbajtur sot konferencën e titulluar “Rritja e Transparencës së Gjyqësorit”.

Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet e para në lidhje me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve nga gjykatat e Kosovës si dhe për herë të parë u nda Çmimi për Gjykatën më Transparente, të cilën e fitoi Gjykata Themelore e Ferizajt.

Po ashtu, në këtë konferencë u publikuan gjetjet e para rreth monitorimit të ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve, si dhe broshura rreth monitorimit të takimeve të KGjK-së.