Bashkëbisedim me nxënës/e dhe student/e për Qytetari aktive, transparencë dhe luftimi i korrupsionit
Prishtinë, 9 Dhjetor 2016 – Lëvizja FOL për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka organizuar bashkëbisedimin me temën se si humbet besimi në shtet në mungesë të llogaridhënies institucionale. Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishin rreth 50 nxënës/e dhe student/e nga Prishtina. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përfshirja e të rinjve në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve dhe luftës kundër korrupsion.
Pjesë e këtij eventi ishte po ashtu paraqitja vizuale e rastit të famshëm “Panama Papers”, duke treguar se si ka ndodhur dhe ndërlidhjet e këtij rasti me llogaridhënie, transparencë. Po ashtu për arsye të promovimit të përfshirjes së të rinjve dhe të rejave në promovimin e luftës kundër korrupsionit, FOL ka shpërndarë edhe materiale me slogane pozitive.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë” mbështetur nga USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center – ATRC.