Bashkëbisedim me gjykatësin nga Gjykata e Apelit Driton Muharremi
Prishtinë 30 Nëntor 2017 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot bashkëbisedimin e radhës me gjykatësin e Gjykatës së Apelit z. Driton Muharremi.
Ky bashkëbisedim u mbajt në gjykatoren e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës ku temë diskutimi ishte Integriteti i Gjyqësorit.
Ky bashkëbisedim mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë në kuadër të projektit “Promovimi i Integritetit ne Sektorin Gjyqësor”.