Mangësi të shumta e zbatim i ulët i Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Komunën e Pejës

Pejë, 13 Shtator – Lëvizja FOL, në kuadër të serisë së debateve nëpër komuna për “Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve” ka mbajtur sot takimin përmbyllës në komunën e Pejës me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion: Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve”. Në këtë debat u diskutua për nivelin e zbatimit të ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve dhe se sa zyrtarët publikë denoncojnë parregullsitë, veprimet e kundërligjshme apo edhe rastet e korrupsionit brenda institucioneve të tyre përkatëse.

Në fillim të këtij debati, Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL, prezantojë të gjeturat dhe zbrazëtitë ligjore të ligjit në fjalë, si nga aspekti i dispozitave dhe sanksioneve po ashtu edhe nga pikëshikimi i përvojave që zyrtarët publik kanë mbi ekzistimin dhe përmbajtjen e ligjit. Ndër të tjera ai tha se “rreth 73.6% e zyrtarëve janë të informuar për ekzistimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, ndërsa 23.4% nuk janë fare të informuar për ekzistimin e ligjit në fjalë”. Tutje, Elbasan Racaj ka shtuar se zyrtarët publikë kanë njohuri edhe më të pakta kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ligjit “ku vetëm 15.3% e këtyre zyrtarëve deklarohen të kenë njohuri të thella, 60% deri diku, 21% pak, kurse 4% deklarohen të mos kenë fare njohuri përmbajtjesore”.

Ne vazhdim të tryezës, fjala u mor nga ana e përfaqësuesit të zyrës ligjore pranë Komunës së Pejës, z. Pandeli Rugova, deklaroi se “jemi te shqetësuar me nivelin e zbatimit te Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve e në veçanti edhe me zbatimin e ligjeve të tjera në përgjithësi. Ky ligj është i pazbatueshëm dhe si i tille nuk jep efektet e duhura, duke mbetur në një stad të ulët te zbatimit”. Tutje, z. Rugova shtoi se “ligjet në përgjithësi do duhej të përshtateshin me ambientin politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë para se të aprovohen nga instancat e larta të Republikës së Kosovës”. Ndërsa, sa i përket normave te Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, z. Rugova shtoi se “dispozitat dhe sanksionet rreth nenit mbi denoncimin nga ana e personave raportues është sfidues, ngase nuk është e specifikuar qartë mbrojtja e këtyre personave”. Në fund, z. Rugova deklaroi se “nuk do të mungojë angazhimi mbi zbatimin e ligjeve edhe pse shpesh hasen pengesa objektive dhe subjektive të cilat pamundësojnë zbatimin e ligjeve”. Sipas tij “njëra ndër pengesat të cilat sjellin një zbatueshmëri të ulët është edhe mungesa e emërimit të instancave dhe personave përgjegjës për pranimin e informative, ku një dukuri e tille haset edhe pranë Komunës së Pejës”.

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Mbeturinave, z. Nexhat Avdullahu, deklaroi se ligji përmban mangësi të mëdha. Z. Avdullahu shtoi se “në ligj duhet cekur mundësia e informatorit t’u drejtohet organeve të drejtësisë në rast denoncimi të aferave korruptive.” Tutje ai tha se “Duhet vazhduar me promovimin e ligjit në fjalë”.
Në fund, z. Ukë Selimaj theksoi se “Duhet gjendur forma të ndryshme të informimit të publikut lidhur me ligjet dhe ne veçanti lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve”.

Galeria e aktivitetit

Mangesi të shumta e zbatim i ulet i Ligjit per Mbrojtjen e Informatoreve ne Komunen e Pejes2

Mangesi të shumta e zbatim i ulet i Ligjit per Mbrojtjen e Informatoreve ne Komunen e Pejes3

Mangesi të shumta e zbatim i ulet i Ligjit per Mbrojtjen e Informatoreve ne Komunen e Pejes

Qeveria e Kosovës të dërgojë në Kuvend propozimet për anëtarë të OSHP

Prishtinë, 12 Shtator 2013- Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik që nga data 31 Korrik 2013 kur i ka përfunduar mandati 4 nga 5 anëtarët e bordit drejtues duke përfshirë edhe kryetarin është jo-funksional. Në bazë të Ligjit për Prokurim Publik, OSHP përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët propozohen nga Qeveria e Kosovës dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës për një mandat 5 vjeçar. Kuvendi i Kosovës themelon një organ përzgjedhës, të pavarur, i përbërë nga tre gjykatës të emëruar sipas rregullit të caktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kuvendi pranon rekomandimet e këtij organi për anëtarët e rinj të OSHP dhe pastaj votohen.

Qeveria e Kosovës i ka neglizhuar afatet ligjore dhe ende nuk ka propozuar anëtarët e OSHP-së, të cilët do të dërgohen për emërim në Kuvendin e Kosovës.
OSHP ka rol tejet të rëndësishëm në funksionimin e tërë sektorit të prokurimit publik, duke qenë institucion i cili në bazë të Ligjit për Prokurim Publik ka kompetencat dhe përgjegjësit për shqyrtimin dhe vendosjen e lëndëve të ankesave për sa i përket procedurave të prokurimit publik, i cili është njëri ndër instrumentet përmes të cilit harxhohen pjesa më e madhe e parasë publike. Duke qenë i tillë prokurimi publik është tejet i ekspozuar ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimeve.
Në këtë periudhë kur OSHP është jo-funksionale, zhvillimi i procedurave të prokurimit dhe nënshkrimi i kontratave nga ana e institucioneve po vazhdon, pavarësisht se operatorët ekonomik nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore për tu ankuar për çështje të caktuara. Kjo situatë e krijuar mund të ketë për pasojë dëmtimin e rëndë të parasë publike dhe konkurrencës së drejtë mes operatorëve ekonomik.

Prandaj, duke u bazuar në mandatin që Qeveria e Kosovës ka për propozimin e anëtarëve të OSHP-së dhe që Kuvendi i Kosovës ka për emërimin e këtyre anëtarëve, kërkojmë që këto procedura të kryhen sa më shpejtë që të jetë e mundur pasi që janë shkelur afatet ligjore, dhe OSHP-ja të bëhet funksionale për të kryer detyrën që i përcaktohet me ligj.
Mbetja jo-funksionale e OSHP-së do të ndikon edhe më tej në rritjen e mundësive për korrupsion dhe keqpërdorim duke marrë parasysh faktin që pjesa më e madhe e parasë publike harxhohet përmes procedurave të prokurimit publik.

Gjashtë mujori i këtij viti i zbehtë, vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat

Prishtinë, 4 Shtator 2013 – Lëvizja FOL ka publikuar sot raportin e saj “Monitoruesi i Korrupsionit’ – Shifrat e Korrupsionit në Kosovë” për periudhën Janar-Qershor 2013, në të cilin përfshihen statistikat e përmbledhura të institucioneve relevante në fushë kundër korrupsion për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Kenan Tora, nga Lëvizja FOL, tha se “ky raport është një produkt i radhës i punës së ekipit të Lëvizjes FOL në monitorimin e korrupsionit dhe vazhdën e përpjekjeve për vëmendje dhe mbështetje më të shtuar ndaj luftës kundër korrupsion. Sipas tij që nga viti 2010 Lëvizja FOL ka bërë përpjekje që të prezantojë në formë të shifrave punën e institucioneve në luftën kundër korrupsion, ku në përputhje me këtë edhe vet Komisioni Evropian në Raportin e Fizibilitetit për Kosovën ka kërkuar që të ketë standardizim të statistikave rreth veprimeve institucionale të ndërmarra në luftën kundër korrupsion.

Elbasan Racaj, hulumtues në Lëvizjen FOL duke iu referuar të gjeturave të këtij raporti tha se “Departamentet e Krimeve të Rënda të Prokurorive Themelore si dhe Speciale të Kosovës kanë pranuar në punë gjithsejtë 279 kallëzime penale kundrejt 637 personave”. Sipas tij nga viti paraprak “Prokuroria e Kosovës ka trashëguar 281 kallëzime penale, ndërkaq në fund të periudhës raportuese kanë mbetur të pazgjidhura 1140 kallëzime penale kundrejt 404 persona. Po ashtu, Prokuroritë Themelore, kanë zgjidhur 359 raste ndërkaq, nuk kanë përfunduar hetimet ende ndaj 177 personave”.

Më mirë sipas këtij raporti nuk qëndrojnë as Gjykatat e Rregullta Themelore të Kosovës, të cilat gjatë kësaj periudhe kohore kanë zgjidhur vetëm 14 lëndë nga të cilat; 2 lëndë kanë përfunduar më dënim me burg; 5 lëndë dënim me gjobë; 5 lëndë dënime me kusht dhe; 2 lëndë kanë marrë dënime të tjera. Ndërkaq, po këto gjykata i kanë gjithsejtë 225 lëndë të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe raportuese.

Ndërkaq, statistikat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) nga Policia e Kosovës, pasqyrojnë se ky departament në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013 kanë hetuar në total 389 raste dhe kanë arrestuar gjithsejtë 49 zyrtarë të ndryshëm publikë. Përveç kësaj, DHKEK ka dërguar 226 raste në Prokurori me kryerës të njohur; 5 raste me kryerës të panjohur dhe 18 raste me Raport të Veçantë të Prokurorit.

Më tej, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë 183 vendime nga të cilat vetëm 1 ka qenë në “luftë” kundër korrupsion. Ndërsa po duke ju referuar statistikave të këtij raporti Kuvendi i Kosovës nga 26 seanca plenare sa ka mbajtur gjithsejtë, në katër prej tyre ka diskutuar për luftën “kundër” korrupsion: a) Shqyrtimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër korrupsionit për periudhën 2013-2017; b) Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale; c) Shqyrtimi i propozim-Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017 dhe d) Shqyrtimi i raportit të punës së Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2012.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Gjashtë mujori i këtij viti i zbehtë, vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat
Foto Galeria: Gjashtë mujori i këtij viti i zbehtë, vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat
Foto Galeria: Gjashtë mujori i këtij viti i zbehtë, vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat
Foto Galeria: Gjashtë mujori i këtij viti i zbehtë, vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat
Foto Galeria: Gjashtë mujori i këtij viti i zbehtë, vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat
Foto Galeria: Gjashtë mujori i këtij viti i zbehtë, vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat

Vërejtje mbi përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Gjilan

Gjilan, 30 Gusht – Lëvizja FOL, në kuadër të serisë së debateve nëpër komuna për “Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve” ka mbajtur sot takimin e radhës në komunën e Gjilanit me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion: Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve”. Në këtë debat u diskutua për nivelin e zbatimit të ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve dhe se sa zyrtarët publikë denoncojnë parregullsitë, veprimet e kundërligjshme apo edhe rastet e korrupsionit brenda institucioneve të tyre përkatëse.

Në fillim të këtij debati, Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL, ofroi te gjeturat dhe zbrazëtitë ligjore të ligjit në fjalë, si nga aspekti i dispozitave dhe sanksioneve po ashtu edhe nga pikëshikimi i përvojave që zyrtarët publik kanë mbi ekzistimin dhe përmbajtjen e ligjit. Ndër të tjera ai tha se “rreth 73.6% e zyrtarëve janë të informuar për ekzistimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, ndërsa 23.4% nuk janë fare të informuar për ekzistimin e ligjit në fjalë”. Tutje, Elbasan Racaj ka shtuar se zyrtarët publikë kanë njohuri edhe më të pakta kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ligjit “ku vetëm 15.3% e këtyre zyrtarëve deklarohen të kenë njohuri të thella, 60% deri diku, 21% pak, kurse 4% deklarohen të mos kenë fare njohuri përmbajtjesore”.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, deklaroi se “çdo qytetar i Kosovës është i detyruar në bazë të dispozitave kushtetuese të raportojë aferat korruptive të cilat ndodhin pranë institucioneve të cilat janë në shërbim të po këtyre qytetarëve”. Po ashtu, Haziri specifikoi se “në gjykatën ku ai vepron, ka persona të emëruar për mbikëqyrjen e parregullsive dhe se në të njëjtën kohë, ekziston një dhomë e posaçme ku mund të drejtohen personat të cilët dëshirojnë të raportojnë aferat korruptive, ku në atë rast do u mbrohet edhe identiteti i tyre”.

Më pas fjalën e mori Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa deklaroi se “nisma e Lëvizjes FOL është e një nismë e mirë e cila bënë të mundur informimin sa më të thellë të qytetarëve dhe institucioneve publike mbi Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve dhe në kuadër të kësaj është po i njëjti qytetar ai i cili përfiton në mbrojtjen nga aferat korruptive”. Më pas z. Mustafa theksojë se “shoqëritë në tranzicion, përcillen nga korrupsioni, mirëpo duhet të gjinden mekanizma të cilat e bëjnë të mundur parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni tejet të dëmshëm”. Gjithashtu, duke u ndërlidhur me hulumtimin e publikuar nga Lëvizja FOL, Mustafa specifikoi se “inkurajimi i personave për të raportuar aferat korruptive duhet bërë përmes promovimit të organeve të cilat do ruanin anonimitetin e këtyre personave. Për të arritur një këtë gjë, ne si komunë kemi themeluar një linjë telefonike e cila ka krijuar mundësinë personave raportues të raportojnë rastet e keqpërdorimit pranë institucioneve ku ata punojnë dhe të cilat u shërbejnë atyre”. Gjithashtu, kryetari Mustafa theksoi se “ekziston zyra e avokatit të komunës e cila është përgjegjëse për pranimin e informatave mbi keqpërdorimet dhe rastet abuzive por se rastet e raportimeve janë në numër tejet të vogël”.

Në vazhdim të diskutimit z. Ismail Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje, deklaroi se “problemi nuk qëndron tek Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve, porse e gjitha ka të bëjë me mosbesimin që qytetarët kanë për të raportuar aferat korruptive. Sipas tij “nëse mungon vullneti politik nga ana e institucioneve publike për të çuar deri në fund lëndët rreth aferave korruptive dhe keqpërdorimit, atëherë çdo ligj dhe çdo raportim do mbetet në sirtar”. Kurteshi theksojë se “nuk është çështje e frikës së qytetarëve për të raportuar, ngase ka persona dhe organizata të cilat në mënyre publike kanë denoncuar dhe vazhdojnë të denoncojnë praktikat korruptive në nivele të ndryshme. Mirëpo, mungon angazhimi i institucioneve për të parandaluar rastet abuzive dhe korrupsionin në përgjithësi”. Alban Hyseni, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se “ligji është shumë i përgjithësuar dhe nuk garanton mbrojtjen e informatorëve”.

Kurse Fadil Gashi nga partia AAK theksoi se “vërejtjet më të mëdha shkojnë në drejtim të emërtimit të Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, i cili do duhej të ndryshohej me kalimin e kohës”. Gashi po ashtu theksojë se “është e çuditshme se si Kuvendi i Kosovës ka mundur të miratojë një ligj si ky i cili në brendi përmban aq shumë zbrazëtira ligjore”. Tutje, Gashi deklaroi se “një ndër elementet më shqetësuese të dala nga hulumtimi i bërë nga ana e Lëvizjes FOL është niveli i ultë i njohurive që zyrtarët publik kanë rreth ekzistimit dhe përmbajtjes së Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve”.

Gazmend Murseli nga OJQ “ANP GJILAN”, theksoi se “mungon promovimi i Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve nga ana e institucioneve publike. Sipas tij “duhet të vazhdohet me promovimin sa më të madh të ligjit dhe në të njëjtën kohë duhet të kërkohet më shumë përgjegjësi nga ana e zyrtarëve të thirrur për të luftuar aferat korruptive”.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Vërejtje mbi përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Gjilan
Foto Galeria: Vërejtje mbi përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Gjilan
Foto Galeria: Vërejtje mbi përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Gjilan
Foto Galeria: Vërejtje mbi përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Gjilan
Foto Galeria: Vërejtje mbi përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Gjilan
Foto Galeria: Vërejtje mbi përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve në Gjilan

Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci

Prishtinë, 23 gusht 2013 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL janë takuar sot me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes këtij institucioni si dhe Lëvizjes FOL, në veçanti në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në vend.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua për krijimin e Forumit për Qasje në Drejtësi në Gjakovë dhe Podujevë si dhe mundësinë që Forume të tilla të krijohen edhe në shtatë komuna të tjera, ku qëllimi kryesor i këtyre do të jetë afrimi i qytetarëve me Institucionet e drejtësisë. Z. Peci premtoj se do të mbështet Lëvizjen FOL në këtë drejtim.

Më tej, Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL njoftoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, me punën që është duke bërë FOL për krijimin e platformës së unifikuar mbi statistikat anti-korrupsion, ku mori premtimin nga z. Peci se FOL do të vazhdojë të ketë qasje në të gjitha statistikat anti-korrupsion që i nxjerr ky institucion.

Galeria e aktivitetit

FOL Movement meets the head of Kosovo Judicial Council Mr Enver Peci

FOL Movement meets the head of Kosovo Judicial Council Mr Enver Peci2

Lëvizja FOL takoi Kryeprokurorin e Shtetit, z. Ismet Kabashi

Prishtinë, 14 gusht 2013 – Përfaqësuesit e Lëvizjes FOL sot realizuan një takim pune me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Shtetit, z. Ismet Kabashi. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes këtij institucioni si dhe Lëvizjes FOL, në veçanti në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsioniti në vend.

Më tej, Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL njoftoi Kryeprokurorin e Shtetit me punën që është duke bërë organizata, e specifikisht në angazhimin e saj për krijimin e platformës së unifikuar mbi statistikat anti-korrupsion dhe po ashtu ai shprehi rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërmjet Prokurorisë dhe Shoqërisë Civile në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi z.Kabashi, premtoi se Lëvizja FOL do të vazhdojë të ketë qasje në të gjitha statistikat anti-korrupsion që i nxjerr ky institucion dhe se bashkëpunimi nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Debati i 5-të me radhë nëpër komuna për “Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve” në Mitrovicë

Mitrovicë, 07 Gusht – Lëvizja FOL në kuadër të serisë së debateve nëpër komuna për “Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve” ka mbajtur sot takimin e radhës në qytetin e Mitrovicës me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion: Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve”. Në këtë debat u diskutua për nivelin e zbatimit të ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve, si dhe se sa zyrtarët publikë denoncojnë parregullsitë, veprimet e kundërligjshme apo edhe rastet e korrupsionit brenda institucioneve të tyre përkatëse.

Në fillim Elbasan Racaj koordinator i projektit nga Lëvizja FOL prezantoi të gjeturat e hulumtimit që Lëvizja FOL ka bërë rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve. Ndër të tjera ai tha se 73.6% e zyrtarëve janë të informuar për ekzistimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, ndërsa 23.4% nuk janë fare të informuar për ekzistimin e ligjit në fjalë. Tutje, Racaj ka shtuar që, zyrtarët publikë kanë njohuri edhe më të pakta kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ligjit, ku vetëm 15.3% e këtyre zyrtarëve deklarohen të kenë njohuri të thella, 60% deri diku, 21% pak, kurse 4% deklarohen të mos kenë fare njohuri përmbajtjesore. Më pas ai hapi diskutimin për të pranishmit në takim.

Drejtori i Administratës në Komunën e Mitrovicës, Abdullah Bejtullahu, tha se, “për këtë ligj është dashur të diskutohet më herët.” Ai më tej shtoi se, “në komunën e Mitrovicës nuk ka njohuri të mëdha për ligjin në fjalë, ku vetëm 60% e tyre janë në dijeni për ekzistimin e këtij ligji. Ai po ashtu tha, “komuna e Mitrovicës nuk ka person zyrtar për mbikëqyrjen e parregullsive, kështu që informatori zakonisht kalon informatën drejtpërdrejtë tek eprori i vet, pra në mënyrë hierarkike.” Tutje ai ceku se, “duke u bazuar në përvojën time si drejtor i administratës publike nuk kemi pasur ndonjë denoncues apo raportues të parregullsive.”

Më pas, drejtori i Prokurimit Shefik Fazliu tha se, “për ligjin në fjalë kam dëgjuar tash së voni.” Tutje ai deklaroi të mos ketë hasur në ndonjë raportim pranë drejtorisë ku ai punon. Vërejtja nga ana e Drejtorit të Prokurimit ishte që, “informatori duhet të përmbahet nga denoncimi i informatave të pavërteta dhe duhet të respektoj dispozitat e këtij ligji”.

Ndërsa, Avni Alidemaj nga ana e Iniciativës Qytetare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Mitrovicë theksoi të mos ketë pasur njohuri për ligjin në fjalë, deri në këtë tryezë të organizuar nga ana e Lëvizjes “FOL”. Me këtë rast, Alidemaj, fajëson institucionet gjegjëse për mos promovimin e mjaftueshëm të këtij ligji. Po ashtu, ai deklaroi se përveç zbrazëtirave në dispozitat e këtij ligji, në anën tjetër mungon edhe institucioni i Gjykatës Administrative, e cila ndoshta do të ishte organi më kompetent në procedimin e këtyre lëndëve, ngase gjykatat gjegjëse respektivisht Gjykatat Themelore nuk i japin rëndësi paraqitjes së ndonjë raportimi eventual rreth ndonjë afere të korrupsionit apo ndonjë parregullsie të shkaktuar nga ana e zyrtarëve komunal.

Hysni Syla zyrtar komunal në Mitrovicë tha se, “përqindja e nxjerrë nga hulumtimi i Lëvizjes “FOL”, ku thuhet se 73% e zyrtarëve publik kanë njohuri mbi ligjin, nuk përkon me realitetin, ngase mendohet se më pak zyrtarë kanë njohuri mbi këtë ligj si nga ana e ekzistimit po ashtu edhe nga ana përmbajtësore.” Ai tutje shtoi se, “ky ligj ka mangësi të mëdha, ku fillimisht nuk sigurohet anonimiteti i raportuesit si dhe nuk parashikon masa mbrojtëse për raportuesin”.

Në vijim të diskutimit Selvije Kurti aktiviste nga Shoqëria Civile tha se, “ligji brenda vetes është konfuz sidomos në nenin 2. pika 1.1, ku nuk është e qartë nëse ky ligj u referohet vetëm zyrtarëve publik apo edhe qytetarëve në të njëjtën kohë.” Ajo më tej shtoi se, “këtij ligji duhet t’i bëhet një promovim i mëtutjeshëm ngase sipas saj administrata në komunën e Mitrovicës nuk ka aspak njohuri sa i përket ligjit.”

Fahrije Kabashi po ashtu aktiviste nga radhët e Shoqërisë Civile në Mitrovicë theksoi se, “edhe shoqëria civile duhet të jetë e përfshirë në këtë ligj së bashku me kategoritë e tjera të parapara me nenin 2. pika 1.2 të Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve”.

Galeria e aktivitetit

 

Foto Galeria: Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci
Foto Galeria: Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci
Foto Galeria: Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci
Foto Galeria: Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci
Foto Galeria: Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci
Foto Galeria: Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci

Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës

Podujevë, 6 Gusht 2013 – Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Afrimi i qytetarëve me institucionet e drejtësisë”, i cili financohet nga populli amerikan përmes USAID/ATRC, ka mbajtur sot takimin e parë për formimin e “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në Komunën e Podujevës. Në këtë forum të ftuar ishin përfaqësues të Gjykatës, Policisë, përfaqësues të Odës së Avokatëve, OJQ-ve, mediave dhe qytetarët e interesuar në Komunën e Podujevës.

Kenan Tora-koordinator i projekteve në Lëvizjen FOL fillimisht paraqiti para pjesëmarrësve idenë e formimit të forumit dhe qëllimet e tij, kurse më pas Granit Thaqi – koordinator lokal i Lëvizjes FOL, paraqiti të gjeturat mbi vështirësitë e hasura për qasje në informacion mbi lëndët gjyqësore, gjatë tentimeve për të monitoruara seanca gjyqësore për lëndët e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai tregoi se edhe informacionet më të thjeshta siç janë numri i lëndëve të tilla që janë në gjykim e sipër në gjykatën e Podujevës ka qenë e pamundur të sigurohen nga gjykata në fjalë dhe është dashur që të kontaktohet me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të siguruar këto informacione.

Minir Hoti, gjykatës informoi se në bazë të ligjit të ri lëndët për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare kanë kaluar në Departamentin për Krime të Rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë , dhe të gjitha lëndët janë transferuar atje dhe nuk ka më në Podujevë, mirëpo lëndët e transferuara regjistrohen në bazën e të dhënave. Përveç kësaj ai tha se ekziston monitori për informimin e palëve të interesuara për kohën e zhvillimit të seancave gjyqësore por se nuk ishte në gjendje të konfirmojë se sa është funksional ky monitor për tu informuar. Po ashtu z. Hoti potencoi mungesën e kapaciteteve në gjykatën e Podujevës dhe numrin e madh të lëndëve gjë e cila e vështirëson shumë punën e gjykatësve.

Kurse avokati Hasan Përvetica tha se në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë bërë vetëm eksperimente dhe rezultatet e reformave janë shumë të pakta. Po ashtu Përvetica potencoi problemin e mungesës së një prokurori rezidencial në Podujevë dhe përveç se zgjatjen në gjykimin e lëndëve edhe problemin e zgjatjes në ekzekutimin e vendimeve.

Në vazhdim të diskutimit Fadil Halimi, gazetar tregoi se gjatë punës së tij ka monitoruar seanca gjyqësore dhe ritheksoi se vështirësitë për qasje në informacion në Gjykata janë relevante dhe se shpreson që takimet e Forumit për Qasje në Drejtësi do të kenë ndikim pozitiv në këtë aspekt.

Fatmir Potera, nga Policia e Kosovës dha përkrahjen e tij për forumin dhe potencoi se mos ekzistimi i një prokurori rezidencial për Podujevën po shkakton probleme dhe vonesa të shumta për punën e Policisë së Kosovës.

Nexhat Tovërlani, gazetar nga Koha Ditore potencoi se shpeshherë kemi të bëjmë me raste kur zyrtarët e gjykatës shfaqen të pa informuar mbi kompetencat e tyre. Më tutje ai vazhdoi se për një rast të caktuar i është dashur të komunikojë Këshillin Gjyqësorë të Kosovës për të siguruar informacionin e saktë pasi që zyrtarët e gjykatës ishin shfaqur të pa informuar mbi kompetencat dhe bazën ligjore për rastin në fjalë.
Kurse Malsor Neziri, qytetar i Podujevës tregoi për një rast personal të tij, ku procesi gjyqësor për rastin në fjalë ka zgjatur 10 vite, si dhe shprehu shqetësimin e tij për ndikimin që mund të bëhet mbi gjykatësit nga palët e caktuara të interesuara.

Të gjithë pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre që puna e forumit të vazhdojë sepse besojnë që mund të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e punës së sistemit të drejtësisë.

Lëvizja FOL synon që takimet e këtij Forumi të jenë të rregullta në ardhmen.
Ky projekt financohet nga populli amerikan përmes USAID/ATRC.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasje në Drejtësi" në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasje në Drejtësi" në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasje në Drejtësi" në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës

Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit i pa njohur për zyrtarët komunal në Prizren

Prizren, 06 Gusht – Lëvizja FOL në kuadër të serisë së debateve nëpër komuna për “Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve” ka mbajtur sot takimin e radhës në qytetin e Prizrenit me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion: Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve”. Në këtë debat u diskutua për nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve, si dhe se sa zyrtarët publikë denoncojnë parregullsitë, veprimet e kundërligjshme apo edhe rastet korruptive brenda institucioneve të tyre përkatëse.

Hapjen e takimit e bëri Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL, me ç’rast prezantoi të gjeturat e hulumtimit që Lëvizja FOL ka bërë rreth zbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve. Ndër të tjera ai tha se 73.6% e zyrtarëve janë të informuar për ekzistimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, ndërsa 23.4% nuk janë fare të informuar për ekzistimin e ligjit në fjalë. Tutje, Racaj ka shtuar që, zyrtarët publikë kane njohuri edhe më të pakta kur bëhet fjale për përmbajtjen e ligjit, ku vetëm 15.3% e këtyre zyrtarëve deklarohen të kenë njohuri të thella, 60% deri diku, 21% pak, kurse 4% deklarohen të mos kenë fare njohuri përmbajtjesore.

Në anën tjetër, Ruzhdi Rexha nën-Kryetari i Komunës së Prizrenit tha se, “për ligjin në fjalë është njoftuar nga Lëvizja “FOL” me rastin e pranimit të ftesës për tryezë. Ai më tej tha se ky ligj bie në kundërshtim me ligjin për shërbyesit civil, respektivisht me nenin 56 të këtij ligji, i cili I detyron zyrtarët publikë të ruajnë fshehtësinë brenda vendit të punës.” Ai po ashtu tha se, “Ky ligj ngatërrohet në masë të madhe me Agjencinë Kosovar për Inteligjencë. Tutje Rexha tha se, “Komuna e Prizrenit me 16 Korrik të këtij viti, me një akt-vendim ka caktuar personat përgjegjës, ku njëri ndër ta mendohet të jetë personi zyrtar për pranimin e informatave lidhur me parregullsitë brenda Komunës, duke u bazuar gjithnjë në këtë ligj.”

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren e sheh si të domosdoshëm zbatimin e këtij ligji në praktikë, duke rekomanduar në të njëjtën kohë ndryshimin e emërtimit të ligjit. Ai tutje shtoi se, “ka zyrtarë të cilët denoncojnë parregullsitë”, mirëpo pa dhënë ndonjë shifër konkrete.

Komunitetin e bizneseve në këtë tryezë e përfaqësoi, Liman Asllani, duke cekur se ligji në vete përmban konfuzitet dhe i cili ligj shpesh ngatërrohet me Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Ai po ashtu shtoi se ligji ka shumë të meta, duke mos mbrojtur fillimisht identitetin e informatorit, dhe duke cekur se informatorit përmes këtij ligji të drejtat ia mbron eprori i tij.

Nga ana tjetër Arbër Rexhaj nga Lëvizja “Vetëvendosje”, tha se, “denoncuesit duhet të inkurajohen në rast dhënies së informatës.” Tutje ai shtoi se, “drejtësia në Komunën e Prizrenit është e politizuar dhe selektive”. Rexhaj theksoi se, “në Prizren ka raste që kanë përfunduar me largim nga puna si pasojë e raportimit të aferave korruptive.”

Munir Basha nga Partia Konservatore tha se, “ligji ka të meta dhe nuk ofron mjaftueshëm mbrojtjen e informatorëve.” Tutje ai shtoi se, “duhet të ketë vullnet politik që të luftohet korrupsioni në Komunën e Prizrenit.” Pikërisht, mungesa e vullnetit politik ka bërë që ky ligj të shoqërohet me shumë të meta.

Po ashtu, edhe pjesëmarrësi Afrim Tejeci nga Shoqata e Zejtarëve Afaristë në Prizren, theksoi se zbatimi i këtij ligj duhet të kishte ndikim tek bizneset e vendit. Mungesa e sigurisë së informatorëve, raportimet nga ana e tyre dhe mungesa e mbrojtjes nga ana e strukturave komunale, sipas Tejecit, do kenë pasoja edhe në investimet e jashtme në Kosovë.

Elmedina Baxhaku përfaqësuese nga shoqëria civile, repsktivisht nga OJQ “Ec më Ndryshe”, tregoi përvojën e saj praktike si monitoruese e komunës së Prizrenit, duke theksuar se, zyrtarët kanë frikë të japin një dokument i cili është publik e lëre më të denoncojnë ndonjë parregullsi brenda Komunës së tyre. Tutje ajo shtoi se, “duhet të bëhet një promovim më i madh i ligjit dhe se zyrtarët përgjegjës për pranimin e informatave duhet të përcaktohen sa më shpejtë nga ana e vendimmarrësve në komunën e Prizrenit.

Bari Zenelaj nga organizata “ATTA” shtoi se, gabimet janë duke u bërë gjatë draftimit të ligjit, meqë në shumë raste nuk thirren personat kompetent në përpilimin e këtij ligji. Ai tutje tha se, nuk ka pasur debate publike për ligjin dhe se po i njëjti ligj duhet të amandamentohet.

Galeria e aktivitetit

Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit i pa njohur per zyrtaret komunal ne Prizren

Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit i pa njohur per zyrtaret komunal ne Prizren2

Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit i pa njohur per zyrtaret komunal ne Prizren3

Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit i pa njohur per zyrtaret komunal ne Prizren4

Trendi i shkeljeve ligjore në tenderë shënon rritje

Prishtinë, 5 Gusht – Lëvizja FOL ka publikuar sot raportin e saj të rregullt “Monitoruesi i Prokurimit” për periudhën Prill-Qershor 2013. Në këtë raport pasqyrohen shkeljet dhe parregullsitë ligjore të evidentuara nga ana e OSHP-së të ministrive, ndërmarrjeve publike (KEK dhe PTK) dhe komunave gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL pasi që prezantoi qëllimin dhe metodologjinë e hartimit të raportit tha se ” Trendi i shkeljeve dhe parregullsive ligjore gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik nga ana e Ministrive, Ndërmarrjeve Publike (KEK dhe PTK) dhe Komunave të Republikës së Kosovës ka shënuar rritje në këtë periudhë kohore të këtij viti. Në periudhën Prill-Qershor, institucionet e lartë-përmendura kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 29 tenderë të ndryshëm. Nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit prej këtyre 29 tenderëve 14 janë kthyer në Ri-vlerësim, 7 janë kthyer në Ri-tenderim, 3 janë anuluar, kurse në 5 të tjerë është ndërhyrë në dosjen e tenderit.

Sipas të gjeturave të këtij raporti, ministritë nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Prokurim Publik në 8 tenderë të ndryshëm, ku Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje ligjore në 4 aktivitete të ndryshme të prokurimit, kurse Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë si dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë në nga 1 tenderë.

Ndërmarrjet Publike(KEK dhe PTK) kanë bërë shkelje ligjore në 9 aktivitete të ndryshme të prokurimit. KEK ka bërë shkelje ligjore gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit në 5 aktivitete të prokurimit, kurse PTK ka bërë shkelje në 4 të tilla.

Ndërsa Komunat e Republikës së Kosovës nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Prokurim Publik në gjithsej 12 tenderë të ndryshëm. Komuna e Prishtinës ka bërë shkelje në 4 tenderë, kurse Komuna e Gjilanit, Lipjanit, Parteshit, Prizrenit, Vitisë, Gjakovës, Mitrovicës dhe ajo e Pejës në nga 1 tenderë.
Përveç kësaj në këtë raport Lëvizja FOL raporton se ka realizuar monitorime direkte të 37 procedurave të prokurimit në ministri me të cilat ka Memorandum të Mirëkuptimit. Si rezultat në 23 nga këta tenderë janë shpallë operatorët ekonomik fitues, 11 janë Anuluar ndër ta disa me rekomandim të Lëvizjes FOL me qëllim të parandalimit të shkeljeve ligjore, kurse në 2 tenderë është shpallur fituesi vetëm për Lot I, ndërsa një tenderë është ende në procedurë e sipër.

Galeria e aktivitetit

 

Foto Galeria: Trendi i shkeljeve ligjore në tenderë shënon rritje
Foto Galeria: Trendi i shkeljeve ligjore në tenderë shënon rritje

Foto Galeria: Trendi i shkeljeve ligjore në tenderë shënon rritje

Nivel i dobët i zbatimit të “Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit” në Komunën e Gjakovës

Gjakovë, 02 Gusht – Lëvizja FOL në kuadër të serisë së debateve nëpër komuna për “Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorëve” ka mbajtur sot takimin e radhës në qytetin e Gjakovës me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion: Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve”. Në këtë debat u diskutua për nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve, si dhe se sa zyrtarët publikë denoncojnë parregullsitë, veprimet e kundërligjshme apo edhe rastet korruptive brenda institucioneve të tyre përkatëse.

Në takim pjesëmarrës ishin: nënkryetari i Komunës së Gjakovës z. Agim Koci, drejtoreshë nga Zyra e Prokurimit, Kryetarët e Partive Politike në Gjakovë, Përfaqësues të Kompanive Publike Komunale, Mediat dhe Shoqëria Civile. Në takim munguan përfaqësuesit nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Prokuroria si dhe Policia.

Hapjen e takimit e bëri Elbasan Racaj nga Lwvizja FOL, me ç’rast ai prezantoi të gjeturat e hulumtimit që Lëvizja FOL ka bërë rreth zbatueshmërisë së Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve. Ndër të tjera ai tha se 73.6% e zyrtarëve janë të informuar për ekzistimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve, 20.1% nuk janë të informuar për ekzistimin e tij, dhe 6.3% nuk e dinë nëse ekziston apo jo.

Ndërkaq, Agim Koci – nën Kryetari i Komunës së Gjakovës fillimisht përgëzoi Lëvizjen FOL për këtë iniciativë dhe për debatin e organizuar. Ai tha se “duhet të ndryshohet mentaliteti i qytetarëve rreth qasjes në këtë ligj. Ai gjithashtu tha se institucionet duhet të kenë më shumë kontakte dhe të i’u tregojnë qytetarëve se ligji nuk ka asnjë tipar apo nuk merr kahje negative. Sipas z. Koci Komuna e Gjakovës e ka një mbikëqyrës për denoncimin e parregullsive”. Ai më tutje shtoi se “OJQ-të duhet ta mbajnë përgjegjësinë në mënyrë që të mos kontribuojnë në uljen e besimit nga ana e qytetarëve në institucionet lokale”.

Nga AKR, z. Ali Tafarshiku tha se “qytetarët e njohin ligjin por në Gjakovë nuk kanë se ku t’i raportojnë rastet e këtilla. Ka zyrtar që nuk e kanë gatishmërinë që ti raportojnë eprorit të tij rreth ndonjë rasti. Dyshojnë në korrektësinë e përgjegjegjësve sepse ata kanë pak njohuri për ligjin. Ai më tej shtoi se zyra ligjore duhet të mbajë takime, t’i njoftoj shërbyesit rreth këtij ligji dhe se duhet të emërtojnë zyrtarin për denoncimin e korrupsionit sepse një zyrtarë të tillë Komuna e Gjakovës nuk e ka”.

Luan Gola nga radhët e LDK-së, tha se “po shkon zinxhirë lidhja e ngushtë mes prokurorisë dhe politikës sepse raste të denoncimit nuk është se nuk ka por ato po heshtën dhe po mbesin aty ku janë e nuk po vazhdohen më tutje”. Ai më tej tha se “kjo na len të kuptojmë që duhet të vazhdohet tutje me vetëdijesim të qytetarëve, zyrtarët gjithashtu duhet t’i lexojnë ligjet në tërësi si dhe duhet të forcohet guximi i qytetarëve më shume se sa është sot”.

Ndërsa Teki Dobroshi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se “ekzistojnë raste të tilla të denoncimit të parregullësive, por që një dukuri e tillë duhet të vazhdohet të luftohet deri në fund”. Ai më tej tha se “raste të tilla në Gjakovë po hasin në vesh të shurdhët dhe po shuhen me kalimin e kohës”.

Diskutimi më tej vazhdoi mes përfaqësueseve të Kompanive Publike në Gjakovë, shoqërisë civile si dhe mediave, të cilët ne instancë të fundit u pajtuan që guximi për denoncim ekziston nga ana e zyrtarëve, por ata fillimisht nuk e dijnë që ekziston një person përgjegjës për pranimin e këtyre parregullësive si dhe nuk e kanë besimin në institucionet si Prokuroria dhe Gjykata, sepse sipas tyre ato janë të politizuara.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Nivel i dobët i zbatimit të "Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit" në Komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Nivel i dobët i zbatimit të “Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit” në Komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Nivel i dobët i zbatimit të "Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit" në Komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Nivel i dobët i zbatimit të “Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit” në Komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Nivel i dobët i zbatimit të "Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit" në Komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Nivel i dobët i zbatimit të “Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit” në Komunën e Gjakovës

Takimi i parë i “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në komunën e Gjakovës

Gjakovë, 31 korrik- Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Afrimi i qytetarëve me institucionet e drejtësisë”, i cili financohet nga populli amerikan përmes USAID/ATRC, ka mbajtur sot takimin e parë për formimin e “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në Komunën e Gjakovës. Në këtë forum të ftuar ishin përfaqësues të Gjykatës, Prokurorisë, Policisë, përfaqësues nga Avokati i Popullit, nga Qendra për Ndihmë Juridike, përfaqësues të Odës së Avokatëve, OJQ-ve, mediave dhe qytetarët e interesuar në Komunën e Gjakovës. Në forum munguan përfaqësuesit e institucioneve nga Gjykata Themelore në Gjakovë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Kenan Tora, përfaqësuesi i Lëvizjes FOL paraqiti idenë dhe ndihmën që do ta jepte funksionimi i forumit për institucionet dhe qasjen e qytetarëve në drejtësi. Ndërkaq, Drenusha Mula, koordinatore lokale e Lëvizjes FOL në Gjakovë i paraqiti të gjeturat gjatë realizimit të projektit. “Vështirësi sa i përket qasjes në Gjykata është që nga caktimi i takimit me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, mandej mos dhënia e listës së rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publikë, pra vetëm janë tregu si shifra por nuk është lejuar që të kemi një kopje të asaj liste”, tha Mula. Avdi Berisha, kapiten në Policinë e Kosovës tha se Policia garanton trajtim të çdo rasti në mënyrë serioze. “Policia e Kosovës bashkëpunon me Prokurorinë me kohë për procedurat e rastit. Ai potencoi se ekzistojnë forma të ndryshme të qasjes në Polici e sidomos ato të Inspektoratit Policorë, ku në shumë raste kanë pasur rezultat pozitiv”, deklaroi Berisha.

Faton Canhasi, korrespodent i RTK-së nga Gjakova deklaroi se mungesa e kompetencave nga Gjykata për informim të rasteve ka bërë që secilën herë e më shumë të humbet rëndësia dhe pesha që duhej ta kishte një informacion. “Mbyllja e rasteve për informacion ndihmon në fshehjen e gjërave të kundërligjshme që mund të ndodhin gjatë një procesi në Gjykatë”, tha Canhasi.
Avokati Remzi Gjikolli, tha se për çështje civile duhet të pritet 5 – 6 vite deri sa të fillon mbajtja e seancave. “Kjo shkaktohet nga numri i madh i lëndëve si dhe numri i vogël i gjykatësve”, deklaroi Gjikolli.

Flamur Gojani nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës për regjionin e Gjakovës kërkoi që gjykatësit ti kërkojnë kushtet e tyre të punës. “Me përmbushjen e kushteve të punës atëherë gjykatësi do të ndihej i sigurt dhe i lirë që ta kryej punën e tij në mënyrë korrekte. Ai gjithashtu kërkoi që gjykata të jetë më e qasshme dhe të shfrytëzohej përdorimi i internetit si nga prokurorët ashtu edhe gjyqtarët ku në këtë formë do lehtësonin punën si vetes ashtu edhe qasjes së qytetarëve në Gjykata”.

Fatime Boshnjaku nga Rrjeti ‘Qeliza’, ndër të tjera tha se “neve si shoqëri na mungon guximi qytetarë dhe se kur të vjen puna për drejtësi në Kosovë njerëzit janë të zhgënjyer. Nuk ka drejtësi tek ne dhe se duhet një kohë e gjatë dhe një vetëdijesim i madh që qytetarët ta kuptojnë se secili mundet të jap kontributin e tij”.
Lëvizja FOL synon që takimet e këtij Forumi të jenë të rregullta në ardhmen.

Ky projekt financohet nga populli amerikan përmes USAID/ATRC.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasjen në Drejtësi" në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasjen në Drejtësi" në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasjen në Drejtësi" në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasjen në Drejtësi" në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasjen në Drejtësi" në komunën e Gjakovës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në komunën e Gjakovës

Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave

Prishtinë, 24 korrik – Lëvizja FOL, pas publikimit të raportit Indeksi i Transparencës ka organizuar fokus grupe në shtatë komuna të Kosovës me mediat dhe shoqërinë civile. Qëllimi i këtyre fokus grupeve është që të kemi edhe një vlerësim të jashtëm sa i përket transparencës së Komunave, pra nga OJQ-të dhe mediat lokale.

Deri më tani fokus grupet janë mbajtur në Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Kamenicë, Prizren ndërkaq do të mbahen edhe në Podujevë dhe Mitrovicë.
Të gjeturat nga raporti Indeksi i Transparencës dhe çështjet tjera të dala nga diskutimet në këto fokus grupe, do t’iu dërgohen komunave të sipërpërmendura.

Gjithashtu një fokus grup do të mbahet edhe në nivel qendror me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave ku do të diskutohen të gjeturat në raportin “Indeksi i Transparencës IV”

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave
Foto Galeria: Fokus Grupet për vlerësimin e transparencës së Komunave

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS

Prishtinë, 22 korrik 2013 – Është mbajtur sot debati i katërt dhe i fundit i serisë së debateve, që FOL dhe PIPS kanë organizuar me liderët e partive politike në vend. Në këtë debat është diskutuar për: Zgjedhjet e ardhshme lokale, Reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në debatin e FOL dhe PIPS

Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012

Prishtinë, 19 korrik 2013– Lëvizja FOL ka publikuar sot, për të tretin vit me radhë Analizën “Indeksi i Transparencës IV”, në të cilën prezantohen të gjeturat rreth nivelit të transparencës së institucioneve të nivelit qendror, lokal dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë për vitin 2012.

Këtë vit, Lëvizja FOL është fokusuar kryesisht në përparimet e bëra që nga studimi i vitit të kaluar në funksionimin e strukturave të brendshme të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike që janë përgjegjëse për çështjet e komunikimit dhe informimit publik. Ky studim fokusohet në atë se deri në çfarë niveli institucionet dhe ndërmarrjet publike kanë zhvilluar kapacitetet e strukturave të tyre formale për të siguruar zbatimin e plotë dhe efektiv të dispozitave kushtetuese dhe ligjore që garantojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në dokumentet publike, pra komunikimit dhe informimit publik, me qëllim të forcimit të transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut.

Mexhide Demolli-Nimani, nga Lëvizjen FOL, deklaroi se “Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike” për vitin 2012 fokusohet në zbatimin e Ligjit për Qasjen në Dokumente Publike, nga ana e Zyrave të Komunikimit me publikun në Institucionet përkatëse.
Sipas saj, pyetësori u është dërguar 32 institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, nga të cilat 19 kanë kthyer përgjigje, ku vetëm 1 është renditur si institucion i hapur – Doganat e Kosovës, përkatësisht Zyra për Komunikim me Publikun, e cila ka marrë 93 pikë prej 100 pikë sa është vlerësimi në total. Ndërkaq, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas vlerësimit tonë ka marr vetëm 26 pikë nga 100, të cilat pikë edhe e rendisin si institucionin më të mbyllur.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit Raporti Indeksi i Transparencës përfshin edhe Komunat e Kosovës. “Sa i përket nivelit lokal, pyetësori u është dërguar 32 komunave, ndërkaq përgjigje kemi marrë vetëm nga 17 prej tyre. Siç tregojnë gjetjet e këtij vlerësimi, komunat që kanë qenë pjesë e pilot projektit vitin e kaluar kanë shënuar përparime të dukshme në të gjitha aspektet e politikave të komunikimit dhe informimit publik”, deklaroi Demolli-Nimani.
Sipas saj, shumica e komunave kanë miratuar akte nënligjore për komunikim dhe informim publik, e disa prej tyre edhe dokumente politikash që përcaktojnë synime e aktivitete të qarta në këtë fushë. Megjithatë, siç tregon ky raport më hollësisht, ka akoma mospërputhje në përkufizimin e koncepteve dhe të fushëveprimit të kornizës ligjore.

Kjo përfshin edhe mungesën e përcaktimit të saktë të kompetencave dhe përgjegjësive të zyrave përgjegjëse për komunikim dhe informim publik. Në anën tjetër, ngjashëm me të gjeturat në nivelin qendror, por në masë më të theksuar në nivelin komunal, vihet re mungesa e qartësisë rreth asaj se çfarë masash e mekanizmash konkrete të zbatimit janë përcaktuar përmes legjislacionit kornizë dhe atij zbatues. Edhe në këtë rast, paqartësitë janë në masë të madhe pasojë e të kuptuarit të ndryshëm të natyrës dhe fushëveprimit të legjislacionit dhe të politikave për komunikim dhe informim publik, si dhe interpretimit të ndryshëm të tyre nga ana e strukturave komunale përgjegjëse për komunikim dhe informim publik.

Më tej, fusha e komunikimit dhe informimit publik vazhdon të konceptohet thjesht si një fushë politikash e kufizuar në mundësimin e qasjes së qytetarëve në dokumente publike. Më konkretisht, këto politika, të cilat janë në shumicën e komunave, në fillim të zhvillimit të tyre nuk kanë si pjesë të tyre përfshirjen e akterëve të ndryshëm në zhvillimin, zbatimin, si dhe monitorimin e vlerësimin e zbatimit të legjislacionit dhe të politikave lokale në të gjithë sektorët dhe fushat.
Mungesa e një renditje për komunat e Kosovës është si rezultat i një performance thuajse të ngjashme dhe të dobët nga të gjitha zyrat e komunikimit në komunat që kemi pranuar pyetësorët e plotësuar.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012
Foto Galeria: Indeksi i Transparencës së Institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë 2012

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS

Prishtinë, 16 korrik 2013 – Debati i tretë i serisë së debateve që FOL dhe PIPS po organizojnë me liderët e partive politike për: Zgjedhjet e ardhshme lokale, Reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS
Foto Galeria: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në debatin e FOL dhe PIPS

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në debatin e FOL dhe PIPS

Prishtinë, 11 korrik 2013 – Debati i dytë i serisë së debateve që FOL dhe PIPS po organizojnë me liderët e partive politike për: Zgjedhjet e ardhshme lokale, Reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Galeria e aktivitetit

Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ne debatin e FOL dhe PIPS4

Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ne debatin e FOL dhe PIPS2

Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ne debatin e FOL dhe PIPS

Zyrtarët komunal të Ferizajt të pa informuar për Ligjin Mbi mbrojtjen e Informatorit

Ferizaj, 10 Korrik – Lëvizja FOL në serinë e debateve për Ligjin mbi Mbrojtjen e Informatorëve ka mbajtur takimin e radhës në qytetin e Ferizajt me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion: Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorëve”.

Në këtë debat të pranishëm ishin përfaqësues të qeverisë komunale, të gjykatës dhe prokurorisë themelore, përfaqësues të partive politike në nivel lokal, përfaqësues të sektorit privat, si dhe pjesëmarrës nga organizatat jo-qeveritare dhe mediat.
Fillimisht, Armend Mazreku, hulumtues në Lëvizjen FOL ka prezantuar të gjeturat e raportit në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve, kur Ferizaj ka qenë një ndër komunat që FOL ka testuar njohurit e zyrtarëve të kësaj komunë për këtë lig.
Ndërsa, Gjyqtari i Gjykatës Themelore, Ibrahim Idrizi, dhe prokurori i Prokurorisë Themelore, Rasim Maloku, kanë deklaruar se ligji në fjalë është një përparim konkret sa i përket normatizimit të fushës së raportimeve nga ana e zyrtarëve publikë, ku ndër të tjera kanë pranuar se gjatë procedurave hetimore dhe gjyqësore ka pasur edhe denoncime nga ana e zyrtarëve të ndryshëm komunalë.

Kryetari i qendrës së Vetëvendosjes në Komunë e Ferizajt, Faton Topalli, ndër të tjera ka shtruar edhe një varg pyetjesh në drejtim të ekzekutivit komunal: “sesa zyrtarët publikë e raportojnë korrupsionin, nëse Komuna e Ferizajt ka emëruar personin përgjegjës për mbikëqyrje të parregullsive, si dhe çfarë ka bërë Komuna konkretisht për informimin e zyrtarëve të saj sa i përket Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve”.
Në anën tjetër, drejtori për shëndetësi në Komunën e Ferizajt, Vesel Zhinipotoku, ka thënë se “Komuna e Ferizajt është e përkushtuar për promovimin dhe zbatimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm për uljen e korrupsionit, duke shtuar se “zyra ligjore është adresa themelore që ka për detyrim të informojë dhe njoftojë zyrtarët publikë për ekzistimin dhe përmbajtjen e ligjeve”.

Faik Grainca, nënkryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, ka pohuar me këtë rast se “Për dallim nga koha sa kishte qenë në qeverisje ai dhe subjekti që ai përfaqëson, personalisht u kishte ofruar ndihmë organeve të ndjekjes për hetimin e disa aferave korruptive që kishte ndodhur atëkohë, ndërkaq tash korrupsion është i rrënjosur tek krerët më të lartë komunalë”.

Mirëpo, akuzat e Graincës i ka hedhur poshtë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Rafiz Sejdiu, i cili ka thënë se “shkeljet janë kryesisht minore dhe të natyrës administrative, gjë që edhe vetë përfaqësuesi i Vetëvendosjes dhe i LDK-së kanë theksuar të njëjtën gjë”.

Kryesuesi i Kuvendit, njëherit edhe kandidati për kryetar të qyteti të Ferizajt nga radhët e AAK-së, Xhavit Zariqi, ka drejtuar kritikat e tij në drejtim të Policisë, e cila sipas tij shpeshherë pengon zhvillimin e hetimeve nëpërmjet procedurave të ndërlikuara dhe të shumta.
Bashkim Fazliu nga Nisma Qytetare ka thënë se “korrupsioni s’mund të luftohet nga njerëzit që janë vetë të përfshirë në korrupsion”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i organizatës INPO, Alban Haliti, ka thënë se “besimi i qytetarëve në institucionet tona është tejet i ulët si pasojë e mbylljes së institucioneve ndaj qytetarëve, e sidomos të asaj të prokurimit”. Në fund të këtij debati, u dhanë edhe rekomandime sa i përket promovimit dhe zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve.
Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Galeria e aktivitetit

 

Zyrtaret komunal te Ferizajt te pa informuar per Ligjin Mbi mbrojtjen e Informatorit

Zyrtaret komunal te Ferizajt te pa informuar per Ligjin Mbi mbrojtjen e Informatorit2