Takim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë z. Vaton Durguti

Gjakovë, 13 Tetor 2017 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL në kuadër të takimeve me kryetar të Gjykatave Themelore të Kosovës, kanë takuar sot z. Vaton Durguti, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjakovë.  Temë diskutimi i këtij takimi ishte puna dhe kushtet e punës në këtë gjykatë. Gjithashtu temë e diskutimit ishin edhe statistikat për lëndët kundërkorrupsion.

“Gjykata Themelore e Gjakovës përballet me një fluks të vogël të lëndëve kundër korrupsion, kjo për arsye se ne i trajtojmë me shumë prioritet këto lëndë. Në gjykata Themelore të Gjakovës momentalisht janë 15 gjykatës, 5 nga të cilët punojnë në departamentin për Krime të Rënda. Për këtë arsye nuk kemi lëndë më të vjetër se 2 vite”, tha Durguti. Sipas tij, takimet me palë janë të rregullta çdo të hënë, ku në këto takime prezent është edhe vet ai si kryetar i gjykatës.

Gjykata Themelore e Gjakovës, momentalisht punon në objekt të vjetër, ngase ende nuk është përuruar objekti i ri. Po ashtu kjo gjykatë nuk ka një zyrë të veçantë të statistikave si dhe nuk ka një zëdhënës të gjykatës.

 

 

Ky grant është  financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).