Fjalimi i Ambasadores Holandeze Gerrie Willems, me rastin e hapjes së Qendrës Edukative Kundër-Korrupsion

Zonja dhe zotërinj,

Së pari më lejoni të falënderoj organizatorët që e kanë bërë të mundur këtë organizim dhe ju faleminderit për pjesëmarrje.

Nuk është një sekret që shoqëria e Kosovës është e rrënuar nga korrupsioni. Pavarësisht nga përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare, korrupsioni nuk ka shënuar rënie. Në perceptimin e fundit të transparencës së korrupsionit, Kosova shënoi 33 nga 100 pikë, duke e bërë esktremisht të korruptuar. Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, Kosova ka përballuar shumë sfida dhe korrupsioni mbetet ende sfida më e madhe. Ne duhet t’a pranojmë që korrupsioni është pjesë integrale e jetës në Kosovë. Kjo, sidoqoftë, nuk duhet të jetë asnjëherë arsye për mosveprim.
Një nga sfidat më të mëdha të Kosovës si një vend në tranzicion është niveli i ulët i besimit të qytetarëve në institucione, ky është rezultati i një niveli të lartë të korrupsionit. Korrupsioni paraqet një rrezik të madh në zhvillimin e Kosovës dhe nw Integrimin Euro-Atlantik. Duhet të luftohet në të gjitha nivelet institucionale në mënyrë efektive sepse është e vetmja mënyrë për të vazhduar përpara.

Duke shikuar të dhënat mbi korrupsionin, ne përfaqësohemi nga një pamje mjaftë e zymtë. Anketa e fundit e Opinionit Publik e realizuar nga Lëvizja FOL rezultoi që rreth 46,4% e qytetarëve mendojnë që niveli i korrupsionit në Kosovë ka shënuar rritje në tre vitet e fundit. Rreth 43,3% e të intervistuarve deklaruan që institucionet publike të Kosovës nuk kanë ndërmarrë asnjë masë serioze për të luftuar korrupsionin. Dhe në fund, anketa tregoi që qytetarët mendojnë që korrupsioni është më i lartë në qeveri dhe në sistemin gjyqësorë. Kjo është shqetësuese duke marrë parasysh që qeveria dhe sistemi gjyqësorë kanë rëndësi jetike në zhvillimin e Kosovës.

Problemet e shkaktuara nga korrupsioni bëhen shumë të qarta kur kemi të bëjmë me kujdesin shëndetësorë si dhe me investimet e jashtme. Korrupsioni nuk përfshinë vetëm implikime politike por gjithashtu prekë edhe jetët personale të qytetarëve dhe situatën ekonomike. Shumica e qytetarëve i’u është dashur të paguajnë më shumë në mënyrë që të marrin kujdesin e duhur shëndetësor. Kemi raste që shumë kompani të huaja kanë hezituar të investojnë në Kosovë për arsye se janë përballë me një shkallë të lartë të korrupsionit. Korrupsioni është diçka që shkon përtej politikës dhe prekë jetën e çdokujt prandaj edhe duhet të trajtohet seriozisht.

Në fund të fundit, korrupsioni është një telashe apo ngatërresë e madhe që kushton shumë dhe që duhet trajtuar. Dhe ku ka më mirë se sa të fillojmë me edukimin e duhur mbi këtë çështje. Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze, Lëvizja Fol ka arrit të hapë Qendrën Edukative Anti-Korrupsion. Mbretëria Holandeze njihet ndërkombëtarisht për rregullat ligjore të saj dhe ky rregull ligjor nuk mundet dhe nuk do të funksionojë në një shoqëri ku korrupsioni është i pranishëm.

Ne jemi të gëzuar dhe kemi nderin të jemi pjesë e krijimit të kësaj qendre. Qendra do të ofrojë një qasje informative antikorrupsion duke siguruar materiale të hulumtimeve të Lëvizjes FOL dhe duke ofruar kurse online mbi anti korrupsionin dhe politikat publike relative. Për më tepër, qendra do të ndihmojë qytetarët, qeverisjen dhe organizatat joqeveritare në të gjitha nivelet.
Ambasada Holandeze dhe Lëvizja FOL shpresojnë të reduktojnë korrupsionin duke përfshirë qytetarët dhe aktivistët e rinjë. Të rinjtë luajnë një rol të madh në thyerjen e barrierave të korrupsionit. Kjo qendër është e veçantë pasi që është qendra e parë e hapur në Kosovë që fokusohet në edukimin anti-korrupsion. Edukimi dhe vetëdijesimi mbi korrupsionin luan një rol shumë të rëndësishëm në luftimin e tij. Dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin duhet të fillojnë nga të rinjtë. Në fund të fundit, ata janë gjenerata e ardhshme. Gjenerata që një ditë do të udhëheqë këtë vend. Të rinjtë kanë një rol të madh në luftimin e korrupsionit dhe prandaj duhet të përfshihen në këtë luftë. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Koha për të vepruar është tani.