Mbahet mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve: Petrit Zogaj rizgjedhet Drejtor Ekzekutiv
Prishtinë, 30 shtator 2013-Në bazë të Ligjit për Lirinë e Asocimit në Republikën e Kosovës dhe Statutin e organizatës, me datë 28 shtator 2013, është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve të Lëvizjes FOL, i cili është organi kryesor vendimmarrës në organizatë.
Në këtë mbledhje është diskutuar për disa ndryshime në statutin e Lëvizjes FOL, me ç’rast është krijuar edhe një Komision në përbërje nga tre anëtarë të Kuvendit, i cili do të merret me ndryshimet e propozuara në këtë mbledhje dhe do të bëjë amandamentimin e Statutit deri në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Anëtarëve.
Po ashtu në këtë mbledhje u bë zgjedhja e Drejtorit të Lëvizjes FOL. Me 30 vota për, 2 abstenime dhe një kundër, Petrit Zogaj është rizgjedhur drejtor i Lëvizjes FOL. Numri i anëtarëve të Kuvendit të Lëvizjes FOL arrin në 41, ndërkaq në këtë mbledhje prezent ishin 33 prej tyre.
Petrit Zogaj është bashkëthemelues i Lëvizjes FOL dhe nga shtatori i vitit 2011, ka shërbyer në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv. Petriti Zogaj ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.
Lëvizja FOL, falënderon të gjithë anëtarët e Kuvendit të organizatës për kontributin e dhënë për arritjen e objektivave të organizatës.