Matësi i së vërtetës

Lëvizja FOL prezanton Matësin e deklaratave të udhëheqësve shtetërorë të Kosovës. Ju lutem, gjeni në vijim pesë(5) deklaratat:

Deklarata 1: Gjatë mandatit 2011-2014, Qeveria e Kosovës synon të realizojë rritje ekonomike mesatare vjetore 7-8%
Autori: Qeveria e Kosovës
Data: 2011-2014(Programi i Qeverisë)
Burimi: Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, 2011-2014; gazetaexpress.com
Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Përkundër premtimeve të shumta të shkruara në Programin e Qeverisë për periudhën 2011-2014 se do të ketë një rritje mesatare ekonomike nga 7-8%, statistikat zyrtare të Bankës Qendrore e demantojnë këtë objektivë të Qeverisë. Zyrtarët e këtij institucioni në prezantimin e Raportit Vjetor 2011 dhe të dhënave për periudhën e parë të vitin 2012 kanë thënë se “rritja ekonomike nuk parashihet të kalojë shifrën mbi 3.8%”.

Deklarata 2: Përmirësimi i bilancit tregtar (rritja e eksportit dhe zëvendësimi i importit) është esencial për zbutjen e shpërpjesëtimeve makro-ekonomike
Autori: Qeveria e Kosovës
Data: 2011-2014(Programi i Qeverisë)
Burimi: Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, 2011-2014; Agjencia e Statistikave të Kosovës
Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka premtuar uljen e bilancit negativ tregtar në mënyrë që eksportet të përmirësohet dhe importi të ulet. Pavarësisht këtij premtimi, statistikat e gjashtë mujorit të parë të këtij viti, tregojnë se deficiti tregtar ka shënuar vlerën prej rreth 1 miliard euro si pasojë e rritjes më të madhe të importeve në krahasim me eksportet. Kjo rritje e deficitit vjen pikërisht në kohën kur institucionet e vendit kishin premtuar ulje të deficitit duke rritur prodhimin vendor. Gjatë kësaj periudhe kohore, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 1.1 miliard euro, përderisa ka eksportuar në vlerë prej rreth 120 milionë eurosh. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në periudhën janar-qershor, deficiti tregtar ka arrit në vlerë prej 988 milionë eurosh, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte rreth 933 milionë euro.”

Deklarata 3: “Deri më tash një pjesë e bizneseve kanë paguar 10 për qind tatim, ndërkaq pjesa tjetër kanë paguar 5 për qind. Me këtë vendim të ri të gjithë tatimpaguesit do të trajtohen njësoj”
Autori: Bedri Hamza, ministër i Financave
Data: 20 korrik 2012
Burimi: http://ëëë.zeri.info/artikulli/2/8/53495/atk-ndeshkon-50-mije-biznese/
Vlerësimi: KONTRADIKTORE
Arsyetimi: Kjo deklaratë bie në kundërshtim me vetë programin e Qeverisë të cilën e përfaqëson ministri Hamza. Në këtë program thuhet se “ndërmarrjeve të vogla do t’iu kushtohet rëndësi strategjike si shtytës të zhvillimit ekonomik dhe punësimit”. Ndërkaq Ministri Hamza dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë vendosur që nga muaji korrik i këtij viti të ngritët tatimi për 80% për bizneset shërbyese, veprimtaritë profesionale, të zanatit dhe të argëtimit, që i bie të hynë në kategorinë e bizneseve të vogla. Një ngitje e tillë e tatimit do të pamundësoj aktivitetin ekonomik të bizneseve të vogla. Një gjë e tillë po ashtu ka shqetësuar në masë të madhe edhe pronarët e bizneseve të vogla, të cilat brenda një viti kanë të ardhura bruto deri në pesëdhjetë mijë euro.

Deklarata 4: “Unë e kam marrë këtë obligim dhe kam thënë se deri më 1 qershor do t’i nxjerrim dhe do t’i dërgojmë në Parlament tre ligjet kryesore sistemore, të cilat e shtrojnë rrugën e reformave në shëndetësi”.
Autori: Ferid Agani – Ministër i Shëndetësisë
Data: 03 Maj 2011
Burimi: Radio Evropa e Lirë
Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Fjala këtu është për tre ligjet ( Ligjin për Shëndetësinë, Ligjin për Sigurime Shëndetësore si dhe Ligjin e ri të barnave dhe Pajisjeve Medicinale). Këtë premtim, Ministri Agani e ka dhënë për Radion Evropa e Lirë në fillim të mandatit të tij. Jemi në muajin shtator 2012 që i bie më shumë se një vit dhe vetëm Ligji për Shëndetësinë është dërguar në Parlament, ndërkaq dy projektligjet tjera as që janë dërguar në Parlament e aq më larg të aprovohen.

Deklarata 5: “Segmenti i dytë i rrugës B është planifikuar të ndërtohet brenda një viti”
Autori: Isa Mustafa – Kryetari i Prishtinës
Data: 21 korrik 2011
Burimi: http://kk.rks-gov.net/prishtina/Neës/Advertisement/Filluan-punimet-ne-ndertimin-e-pjeses-se-dyte-te-r.aspx
Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Ky premtim është dhënë nga i pari i Prishtinës para më shumë së 1 viti pikërisht në përurimin e nisjes së punës të kësaj rruge. Mirëpo, edhe pas 1 viti kjo rrugë ende nuk është përfunduar.