Protestë, nesër me 16 janar në ora 12:00, para Qeverisë së Kosovës

Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres (INPO), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut-Kosovë (YIHRKS), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) Ec Ma Ndryshe (ECI) Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion (COHU), Rrjeti i Grupeve të Grave (RrRK), ATRC, Developing Together (DT) Community Building Mitrovica (CBM) Syri i Vizionit (SiV) Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Liria, Elena Gjika, Këshilli rinor lokal Istog, Podguri, Qendra rinore Istog, QR At Lorenc Mazdreku, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Qendra Kosovare pwr Studime tw Sigurisë (QKSS), Qendrën Kosovare per Rehabilitimin e Viktimave te Tortures (QKRMT), ATTA,Cultural Heritage Foundation,EUIRC, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës

Prishtinë, 15 Janar 2012 – Ne, organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile, dënojmë ashpër dhunën brutale të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!. Po ashtu, ne, shprehim revoltën tonë ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila përmes deklaratave të saj ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.

Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik. Një e drejtë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare.
Një ndërhyrje e tillë e dhunshme është sulm i drejtpërdrejt ndaj parimeve demokratike, vlerave dhe praktikave të saj.
Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00.