Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore
Ferizaj, 13 janar 2011 – Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ” Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka organizuar debatin me qytetarë në Komunën e Ferizajt, me temën “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore”. Në këtë debat janë trajtuar trendi i investimeve publike në infrastrukturën rrugore në nivelin qendror dhe lokal për vitet 2008-2010 dhe ato të parashikuara për vitet 2011-2013, niveli i transparencës së këtyre investimeve, gjendja aktuale dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.
Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë zyrtarë komunal, të kuvendit komunal (kryesuesi dhe shefat e të gjitha grupeve të partive në Kuvendin Komunal të Ferizajt), shefi i zyrës së prokurimit në këtë komunë, policia e trafikut, shoqëria civile, media, përfaqësues të bizneseve nga sektori i ndërtimit të rrugëve dhe qytetarë të kësaj komune.
Fillimisht koordinatori i projektit z. Fidan Kalaja, ka prezantuar në pika të shkurta të raportit që ka të bëjë me transparencën e investimeve publike në infrastrukturën rrugore në nivelin qendror si dhe një trend të këtyre investimeve të realizuara në Komuna e Ferizajt.
Debati ka vazhduar me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Ferizajt, z. Agim Aliu, i cili shpalosi punën e Kuvendit Komunal në raport me investimet e komunës në infrastrukturën rrugore. Ai tha se për sa i përket transparencës së këtyre investimeve “komuna që nga planifikimi i buxhetit e deri tek miratimi i tij ka organizon dëgjime publike me qytetarë të komunës”. Sipas tij, kur jemi tek transparenca e investimeve në rrugë, atëherë duhet që kjo normë të diskutohet në bazë të fazave të realizimit të projektit. Në këtë kontekst ai tha se e sheh si të arritur që raporti vjetor i punës së Kuvendit Komunal nga ky vit do të publikohet më herët se sa që është publikuar viteve të më hershme si dhe projekti për emetimin direkt të mbledhjeve të Kuvendit Komunal është në fazën e fundit të realizimit. Ai theksoj se në Kuvendin Komunal nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët për sa i përket qasjes në dokumente zyrtare.
Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim, z. Ardian Ferizi, shpalosi trendin e investimeve në infrastrukturën rrugore në Komunën e Ferizajt për vitet 2007-2010 që mesatarisht investimet sillen rreth 40% e buxhetit të shpenzimeve kapitale dhe ato te parashikuara për vitet 2011-2013 që sillen nga 16% e shkojnë deri në 58% e shpenzimeve kapitale. Ai theksoj se që hartimi i projekteve përshkohet me dëgjime publike me qytetarët e fshatrave ose të qytetit të Ferizajt për secilin projekt që realizohet në zonën ku ata jetojnë. Sipas tij nga 2008 e deri me tani MTPT ka investuar në infrastrukturën rrugore të kësaj komune rreth 6 milion euro.
z. Medain Hashani, shef i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt, theksoj se mungesa e Strategjisë Nacionale për Zhvillim po shkakton problemet më të mëdha ndërsa problem themelor në këtë kontekst është vet Ligji për Prokurim Publik.
Problemet që janë identifikuar dhe çështjet tjera për të cilat është diskutuar në këtë debat:
1) Shkallë e ultë e investimeve nga MTPT në rrugët magjistrale Ferizaj ” Kaçanik, Ferizaj ” Gjilan dhe Ferizaj ” Shtime
2) Projektet rrugore të financuara nga MTPT në këtë komunë janë përshkuar me një planifikim, cilësi dhe një realizim të punëve të nivelit të dobët gjithashtu është kërkuar që projektet e financuara nga MTPT të mbikëqyren direkt nga komuna
3) Problemi i mbikëqyrjes së punimeve përgjatë realizimit të projekteve të infrastrukturës rrugore;
4) Mirëmbajtja e dobët e rrugëve, sidomos gjatë sezonit të dimrit;
5) Diskriminimi i kompanive serioze gjatë shpalljes së fituesve të tenderëve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve