Forcimi i Ekosistemit të Mediave Lokale në Kosovë
Prishtinë, 28 shtator 2026 – Sot u mbajt takimi i parë prezantues me përfaqësues të mediave lokale nga nëntë komuna të Kosovës, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Ekosistemit të Medias Lokale në Kosovë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane përmes GIZ-it. Drejtorja e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli Nimani, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Asociacionit së Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, njoftuan mediat pjesëmarrëse me qëllimet, aktivitetet dhe përfitimet konkrete që ky projekt sjell për mediat lokale, nga mentorimi editorial dhe trajnimet për dukshmëri digjitale, e deri te mbështetja financiare për prodhim raportimesh cilësore.
Gjatë muajve të ardhshëm, media nga Gjakova, Peja, Prizreni, Viti, Mitrovica (Jug dhe Veri), Klina, Podujeva dhe Gjilani do të përfitojnë nga pako të plotë shërbimesh falas, që synon të forcojë profesionalizmin, qëndrueshmërinë financiare dhe sigurinë e gazetarëve në terren.
Lëvizja FOL dhe AGK falënderojnë të gjitha mediat pjesëmarrëse për angazhimin dhe presin një bashkëpunim të frytshëm në ditët në vijim!
Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie.