28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur – Prokuroria pa adresë

Prishtinë, 28 shtator 2009 – Lëvizja FOL, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) dhe Qendra për Politika dhe Avokim(QPA), në një konferencë për media, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për të Ditur, kanë shpallur institucionin më të hapur dhe institucioni më të mbyllur.
Përderisa mirënjohja për Policinë e Kosovës si institucioni më transparent i është dhënë Zëdhënësit të këtij institucioni, Prokurorisë Publike të Kosovës ka qenë e pamundur ti dorëzohet certifikata si institucioni më i mbyllur, pasi që ka qenë e pamundur të gjejmë adresën e kryeprokurorit Hilmi Zhitia.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj: “Autoritet vendore dhe ato ndërkombëtare kanë dështuar të lejojnë pronësinë e qytetareve ndaj proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. E drejta për të ditur është një fondament i shoqëri demokratike dhe çelësi për progres. Ne nuk arritëm dot të gjejmë zyrat e Kryeprokurorit Publik z. Hilmi Zhitia, ky është treguesi i një sistemi buzë greminës dhe fakti se institucionet e vendit marrëdhëniet me publik nuk i marrin seriozisht”