Punëtoria: “Hulumtimi në prokurimin publik përmes Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”

Prishtinë 11 – 12 prill 2019 – Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse po mban punëtorinë dy ditore me studentë të gazetarisë për hulumtim në prokurimin publik. Punëtoria synon të informoj studentët rreth përdorimit të Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent dhe shfrytëzimit të tij për hulumtime rreth prokurimit publik në Kosovë. Si të kenë qasje më të lehtë në informata mbi kontratat që lidhin institucionet publike me operatorë ekonomikë, informata të detajuara për operatorët ekonomik që kontraktohen nga institucionet publike por edhe informata të detajuara për prokurimet e autoriteteve kontraktuese.
Pas punëtorisë studentëve pjesëmarrës do t’iu publikohen artikujt e zhvilluar gjatë ditëve të punëtorisë.