Ndarja e çmimeve për tri esetë më të mira kundër korrupsion.

Prishtinë 30 Nëntor 2016 – Sot, FOL përmes një ceremonie që zhvilloi në ambientet e Qendrës për Edukim Anti Korrupsion ndau çmimet për tre esetë më të mira dhe që si fokus kishin edukimin kundër korrupsion. Të ftuar në këtë ndejë jo-formale ishin të gjithë garuesit, që ishin 48 vajza e djem nga e gjithë Kosova.
Një Komision i përbërë nga tre anëtarë, përzgjodhi tre fituesit e eseve, të cilët ishin: Lirim Mehmetaj-vendi i parë, Melos Ulluri-vendi i dytë dhe Vlera Hetemi-vendi i tretë.
Qendra për Edukim Anti Korrupsion është hapësirë brenda zyreve të FOL-it, e cila është e hapur për të rinjtë e vendit, që të bëhen aktiv dhe të jenë pjesë e përbashkët në angazhimet tona.
Kjo Qendër, fillimisht është mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, por ka vazhduar të mbështetet nga UNDP në Kosovë.
Gara për tre esetë më të mira dhe ceremonia e ndarjes është mbështetur nga UNDP Kosovo, të cilën e falënderojmë.

img_0979 img_0994 img_1049 img_1058 img_1063