Monitoruesi i Prokurimit: Në tre muaj rriten keqpërdorimet në Prokurimin Publik

Lëvizja Fol ka mbajtur sot konferencën për shtyp, në të cilën ka publikuar raportin Monitoruesi i Prokurimit për periudhën korrik-shtator 2012.

Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, deklaroi se raporti “Monitoruesi i Prokurimit” përfshinë parregullsitë dhe shkeljet ligjore të bëra nga ana e Ministrive, Komunave dhe Ndërmarrjeve Publike (PTK&KEK) në fushën e prokurimit publik. “Të dhënat e këtij raporti tregojnë për vazhdimësinë e shkeljeve dhe parregullsive ligjore të bëra nga ana e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në aktivitetet e prokurimit edhe gjatë këtij 3 mujori”, tha Mazreku.

Ndërkaq, Kenan Tora, koordinator në Lëvizjen FOL tha se në tre mujorin për të cilin raportohet në këtë raport, kampion i shkeljeve ligjore të bëra ka dal PTK-ja, duke bërë shkelje ligjore në gjithsej 4 tenderë.

Në këtë periudhë kohore institucionet e lartë-përmendura kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 18 tenderë të ndryshëm. “Nga këta 18 tenderë, OSHP në 11 prej tyre ka urdhëruar që të kthehen në ri-vlerësim, 5 janë kthyer në ri-tenderim dhe në një aktivitet prokurimi pasi që janë evidentuar shkeljet është anuluar me kërkesën e autoritetit kontraktues dhe për 1 tjetër është urdhëruar dënimi i autoritetit kontraktues me gjobë”, tha Tora.

Sipas tij, ministritë kanë bërë shkelje të dispozitave ligjore të prokurimit publik në gjithsej 4 tenderë të ndryshëm ku Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë shkelje ligjore në 2 aktivitete të ndryshme prokurimi, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme me nga një 1 aktivitet prokurimi.

“Ndërmarrjet publike (KEK dhe PTK) gjatë kësaj periudhe nuk i kanë zbatuar procedurat e prokurimit konform ligjit në 7 tenderë të ndryshëm. PTK ka bërë shkelje ligjore në 4 aktivitete të ndryshme të prokurimit kurse KEK në 3 të tilla”, tha ai.

Tora deklaroj se komunat që kanë bërë shkelje ligjore në 7 tenderë të ndryshëm. Komunat e Kamenicës, Ferizajt, Gjakovës, Lipjanit, Suharekës kanë bërë shkelje ligjore në nga 1 tenderë kurse Komuna e Pejës ka bërë shkelje ligjore në 2 tenderë të ndryshëm.

Ky aktivitet është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO?K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) si dhe projekti i mbështetur nga Civil Rights Defenders (CRD).

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Monitoruesi i Prokurimit: Në tre muaj rriten keqpërdorimet në Prokurimin Publik