FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Kamenicës

Kamenicë, 28 shkurt 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Kamenicës. Në këtë takim u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike e Kosovës, përfaqësues të Komunës së Kamenicës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Kamenicës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, ATRC ose BIRN KOSOVË.