FOL Hapur me nënkryetarin e Komunës së Ferizajt z. Lulzim Aliu

Pleshinë, 13 korrik 2022 – Lëvizja FOL sot ka filluar serinë e debateve FOL Hapur me Kryetarët e Komunave të Kosovës, ku i ftuari i parë i këtij formati ishte nënkryetari i Komunës së Ferizajt z. Lulzim Aliu. Diskutimi me qytetarët u mbajt në fshatin Pleshinë të Komunës së Ferizajt.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth implementimit të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe zbatimi i Udhëzimit Administrativ të (MAPL) për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kishin mundësinë që të diskutonin me nënkryetarin z. Aliu për problemet me të cilat këta qytetarë përballen çdo ditë. Po ashtu, gjatë këtij diskutimi në mënyrë të hollësishme u shtjellua çështja e përzgjedhjes së këshillave lokal, funksionimi i tyre, si dhe mënyra më e mirë e bashkëpunimit në mes komunës dhe kryetarëve të këshillave për adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve.

Debate të këtij formati FOL do të mbajë dhe në komunat e tjera të Kosovës.

Ky diskutim mbështetet nga Rockfeller Brothers Fund.