home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip Login

Aktivitetet më të reja

‘Corruption Connecting Politicians’ – Politikanët rreth korrupsionit të përbashkuar

17 shkurt, 2012

Lëvizja FOL ka mbajtur sot performancen me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka shprehur pakënaqësinë për mungesën e seriozitetit të Institucioneve të Kosovës për luftimin e korrupsionit gjatë këtyre 4 viteve si shtet.

‘Corruption Connecting Politicians’ – Politikanët rreth korrupsionit të përbashkuar Photo


15 shkurt, 2012

FOL: Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsion të mos bëhet “kopje” e institucioneve tjera Photo

FOL: Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsion të mos bëhet “kopje” e institucioneve tjera

Lëvizja FOL përmes një deklarate shpreh qëndrimin e saj karshi themelimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsion.



27 janar, 2012

FOL: Strategjia kundër korrupsion 2012-2016 ka përsëritur mangësitë e strategjive të kaluara Photo

FOL: Strategjia kundër korrupsion 2012-2016 ka përsëritur mangësitë e strategjive të kaluara

Lëvizja FOL ka mbajtur sot debatin me temën “Strategjia Kundër Korrupsion 2012-2016: Pritjet e institucioneve dhe shoqërisë civile në luftë kundër korrupsionit”



16 janar, 2012

“Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës” Photo

“Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës”

“Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës”, kjo ishte motoja e rreth 30 organizatave joqeveritare, të cilat protestuan sot në një protestë të qetë pranë Qeverisë së Kosovës



15 janar, 2012

Protestë, nesër me 16 janar në ora 12:00, para Qeverisë së Kosovës Photo

Protestë, nesër me 16 janar në ora 12:00, para Qeverisë së Kosovës

Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres (INPO), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut-Kosovë (YIHRKS), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) Ec Ma Ndryshe (ECI) Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion (COHU), Rrjeti i Grupeve të Grave (RrRK), ATRC, Developing Together (DT) Community Building Mitrovica (CBM) Syri i Vizionit (SiV) Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Liria, Elena Gjika, Këshilli rinor lokal Istog, Podguri, Qendra rinore Istog, QR At Lorenc Mazdreku, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Qendra Kosovare pwr Studime tw Sigurisë (QKSS), Qendrën Kosovare per Rehabilitimin e Viktimave te Tortures (QKRMT), ATTA,Cultural Heritage Foundation,EUIRC, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës
Prishtinë, 15 Janar 2012
Ne, organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile, dënojmë ashpër dhunën brutale të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!. Po ashtu, ne, shprehim revoltën tonë ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila përmes deklaratave të saj ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.
Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik. Një e drejtë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare.
Një ndërhyrje e tillë e dhunshme është sulm i drejtpërdrejt ndaj parimeve demokratike, vlerave dhe praktikave të saj.
Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00.



12 janar, 2012

FOL: Të korruptuarit e Shëndetësisë të “shërohen” me burgje Photo

FOL: Të korruptuarit e Shëndetësisë të “shërohen” me burgje

Prishtinë - Lëvizja FOL ka përcjellë me vëmendje zhvillimet në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në mënyrë të veçantë në zyrën e prokurimit. Përgjatë kësaj kohe FOL ka konstatuar parregullsi të shumta dhe shkelje të mëdha ligjore që janë shkaktuar nga ana e zyrtarëve të kësaj ministrie.



25 dhjetor, 2011

Ejup Bajrami merr Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2011 Photo

Ejup Bajrami merr Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2011

Lëvizja FOL ndau për herë të tretë Çmimin për Guxim Qytetar. Përderisa në dy vitet e fundit ky çmim ju nda z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit dhe znj. Ajnishahe Shala-Halimi, në këtë vit ky çmim ju nda z. Ejup Bajrami.



Arkiva


FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter