Tryezë diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik në Mitrovicë

Mitrovicë, 01 gusht 2014 – Lëvizja FOL ka organizuar sot në Mitrovicë tryezën e gjashtë dhe të fundit në serinë e tryezave të diskutimit me kryetar të komunave me temën “Aktivitetet e prokurimit publik në periudhën e parë 6 mujore të vitit”. Në këtë tryezë është prezentuar një raport me përmbledhje të statistikave mbi aktivitetet e prokurimit të inciuara nga Komuna e Mitrovicës.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, shefi i prokurimit Haxhimet Ferati, asambleist të partive të ndryshme politike si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet mbi problemet dhe parregullsitë e mundshme që i shoqërojnë zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në komunën e Mitrovicës. Ai më tutje vazhdoi me të gjeturat e raportit për këtë komunë duke theksuar se gjatë periudhës së parë 6 mujore të këtij viti Komuna e Mitrovicës i ka shpallur 16 njoftime kontrate, 14 njoftime për dhënie të kontratës, 5 njoftime anulimi dhe asnjë anulim të dhënies së kontratës, kurse OSHP nuk ka marrë asnjë vendim kundër komunës së Mitrovicës. Për sa i përket problemeve që në përgjithësi janë prezente në prokurimin publik ai theksoi problemin e mos-standardizimit të procesit të hartimit të dosjes së tenderit, çmimeve jo-normalisht të ulëta, mos-koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe jo-profesionalizmit të komisioneve të vlerësimit.

Pastaj kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, në fjalën e tij tha se që nga marrja e detyrës si kryetar është angazhuar për ruajtjen nga keqpërdorimet të parasë publike. Ai tha se “Kjo është djersë e të gjitë bashkë-qytetarëve të mi, dhe unë jam angazhuar maksimalisht që të ruaj cdo cent nga keqpërdorimet dhe shpenzimin e parasë publike do ta orientoj aty ku është e nevojshme.” Ai vazhdoi duke thënë se të gjitha parregullsitë dhe problemet e cekura nga Lëvizja FOL ja prezente edhe komunën e Mitrovicës dhe se shumë shqetësuese për të vazhdonë të jenë kontratat kornizë të nënshkruara para ardhjes së tij në pushtet dhe në të cilat ka çmime jo-normalishtë të ulëta por edhe jo-normalishtë të larta për produkte të caktuara. Sipas kryetarit ai është duke punuar me stafin e tij që të gjejnë rrugën ligjore për zgjidhjen e problemit dhe po tregojnë kujdes maksimal ndaj çmimeve të tilla në tenderët që po i shpallin tani.

Fadil Veseli- asambleist i PDK-së në komunën e Mitrovicës tha se ekzekutivi deri më tani ka realizuar vetëm 1% të planifikimeve për invetimet kapitale. Po ashtu Veseli ngriti edhe çështjen e blerjes së disa produkteve apo shërbimeve nga ana e komunës pa i respektuar procedurat ligjore në këtë periudhë kohore.

Mirëpo shefi i prokurimit Haxhimet Ferati tha se të gjitha procedurat janë respektuar dhe më tutje vazhdoi duke potencuar se komuna e Mitrovicës përballet me të gjitha problemet e cekura nga FOL dhe se shumë shqetësues janë çmimet jo-normalishtë të ulëta dhë të larta.
Asambleisti i Vetëvendosjes Faruk Mujka tha se ligji do të duhej të ndryshohej dhe ti jepet më shumë përparësi kriterit ekonomikisht më të favorshëm në përzgjedhjen e fituesit për arsye se kjo do të garantonte më shumë kualitet në kryerjen e punëve.

Galeria e aktivitetit

Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Mitrovice2Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Mitrovice