Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore ne Prizren

Prizren, 29 prill 2011 – Lëvizja FOL, ka organizuar debatin e radhës në Komunën e Prizrenit me temën “Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore: Transparenca dhe Llogaridhënia”. Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë zyrtarët komunal, shoqëria civile, media dhe qytetarë të kësaj komune.

Petrit Zogaj deklaroj se Lëvizja FOL ka filluar të implementoj këtë projekt duke u bazuar në shkallën e lartë të investimeve në infrastrukturën rrugore dhe nivelin e ultë të transparencës që i ka përshkuar realizimin e projekteve në këtë sektor. Ai shtojë se qëllimi i debateve nëpër komuna është për të trajtuar trendin e investimeve publike në infrastrukturën rrugore nga niveli qendror dhe lokal në komuna, gjendja aktuale, planet për të ardhmen si dhe niveli i transparencës dhe llogaridhënies së këtyre investimeve. Sipas tij debati në këtë komunë ka një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh se ndërtimi i projektit më të madh infrastrukturorë ai i autostradës Morinë-Merdare po zhvillohet në këtë komunë.

Debati ka vazhduar me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, z. Njiazi Kryeziu, i cili deklarojë se transparenca dhe llogaridhënia në komunën e Prizrenit është në nivel të kënaqshëm sa i përket investimeve publike të realizuara në këtë komunë. Sipas tij “hartimi i projekteve në këtë komunë është bërë në saje tw një tradite që është ndërtuar që 11 vjet qeverisje lokale”. Ai shtojë se “për sa i përket ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare, Komuna e Prizrenit ka formuar një komision i cili si dytwr kryesore ka pasur informimin e qytetarëve rreth procesit të shpronësimit në këtë komunë”. Ai në emër të Kuvendit Komunal dhe Kryetarit të Komunës shprehu pakënaqësi rreth mos involvimit direkt të Komunës së Prizrenit në ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Procesi i llogaridhënies sipas tij në Komunën e Prizrenit është i kushtëzuar nga vet natyra e koalicionit qeverisës “ku një parti nuk mund të marrë vet vendime pa një konsensus brenda koalicionit”, përfundojë fjalimin e tij z. Kryeziu.

Drejtori Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit, z. Hasan Hasani shpalosi investimet komunale në infrastrukturën rrugore ne Komunën e Prizrenit, ku tha “se në vitin 2010 janë investuar 6 milion euro ndërsa në vitin 2011 janë planifikuar të investohen rreth 7 milion euro në projektet e infrastrukturës rrugore në këtë komunë”. Ai shtoj se të gjitha vendimet për të investuar në këtë sektor janë marrë sipas rëndësisë dhe nevojës që ka pasur një zonë e caktuar. Për vitin 2010, nga MTPT janë ndarë mjete për realizimin e dy projekteve, ku njëri ende nuk ka përfunduar. Ai shprehu pakënaqësi rreth investimeve të nivelit qendror në këtë komunë, ku tha se “edhe pse Komuna e Prizrenit është komuna e dytë për nga numri i banorëve, niveli i investimeve në ndërtimin e rrugëve nga ana MTPT-së ka qenë i ulët”.

Debati ka vazhduar me z. Haziz Hodaj, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së në këtë komunë, i cili shprehu pakënaqësinë e tij me nivelin e ultë të transparencës dhe llogaridhënies së komunës sa i përket investimeve në këtë sektor. Ai tha “se nuk jemi kundër ndërtimit të autostradës, por jemi që ky proces të jetë i rregullt dhe transparentë përpara qytetarëve të Kosovës”. Ai shtojë se “projektet në komunën tonë janë përballur me vonesa të shumta si dhe parregullsi të mëdha, ku vetëm gjatë fushatës elektorale komuna ka investuar në projekte duke shpërfillur procedurat e tenderimit dhe nuk ka pasur pozicione buxhetore për këto projekte”.

Pas prezantimit nga ana e zyrtarëve, diskutimi u hap për pjesëmarrësit dhe kishte pyetje-përgjigje për disa projekte, një fokus i veçantë i është kushtuar procesit të shpronësimit në këtë komunë. Gjatë këtij diskutimi është vërejtur një ndryshim disponimi dhe minimizim i shqetësimeve të tyre rreth procesit të shpronësimit të pronave të tyre na krahasim me periudhën kur Lëvizja FOL ka vizituar këta banorë në korrik të vitit 2010.

Ky aktivitet u mundësua me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ” Instituti për Komunitete të Qëndrueshme